KOMPANIA

Njerëzit

Njerëzit tanë dallohen për kualifikimin e tyre të shkëlqyer shkencor dhe profesional.


Përparësia jonë është si kualifikimi i vazhdueshëm i stafit tonë shkencor, në mënyrë që të jetë gjithnjë në krye të njohurive dhe të teknologjisë, ashtu edhe zhvillimi i aftësive të krahut tonë teknik dhe punëtor.

Por ne nuk ndalojmë me kaq. Investojmë në menaxhimin e njohurive, në përçimin dhe fluksin e vazhdueshëm të njohurive midis departamenteve të ndryshme dhe njerëzve tanë, me qëllim shfrytëzimin e tyre si në ditët e sotme ashtu edhe në të nesërmen.


Kjo na siguron realizimin e vazhdueshëm të ideve të reja dhe bashkëkohore për materialet ndërtimore, si dhe në mënyrat e vendosjes së tyre.


Në familjen e saj NORDIA bën bashkë pasionin për materiale të avancuara ndërtimore, rezultatin e shkëlqyer përfundimtar dhe përmbushjen e nevojave të klientëve tanë.