ASTARTE: NGJITËS PLLAKASH

  • STUKO AKRILIKE ANTIPENETRUESE FUGASH, ME BAZË ÇIMENTOJE (CG2WA)
ASTARTE ARMOS 2-5mm
STUKO AKRILIKE ANTIPENETRUESE FUGASH, ME BAZË ÇIMENTOJE (CG2WA)

Përshkrimi

Stuko akrilike fugash, me bazë çimentoje, për pllaka të çdo lloji (GL dhe UGL), përthithëse ose jopërthithëse, me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I-52,5), inerte kuarci dhe aditivë të përzgjedhur, që përmirësojnë ngjitjen dhe punueshmërinë e saj. Karakterizohet nga EN 13888 si CG2WA.

Përdorimet

Materiali i fugave për pllaka “Astarte armos” 2-5 mm është i përshtatshëm për të gjitha llojet e pllakave.  Përzihet me ujë dhe vendoset në sipërfaqe vertikale dhe horizontale të mjediseve të brendshme dhe të jashtme. Ka rezistencë të lartë mekanike dhe është veçanërisht rezistent ndaj lagështisë dhe ngricës.

Disponohet në 24 ngjyra.

Kujdes! Pllakat e teknologjisë "lappato" dhe të granitit të lustruar gjatë vendosjes së fugave duhet të pastrohen në kohën e duhur sipas specifikimeve (brenda 20 minutave – në temperaturë 23οC). Vonesat e mundshme mund të shkaktojë venitje të sipërfaqes duke tjetërsuar rezultatin fillestar.

Avantazhet

  • Ngjitje e shkëlqyer.
  • Rezistencë shumë e mirë mekanike (nuk fërkohet).
  • Rezistencë ndaj kohës, lagështisë dhe ngricës.
  • Cilësi e pakrahasueshme e lëndëve të para.
  • Shpejtësi dhe lehtësi vendosjeje.
  • Njëtrajtësi cilësie.
  • Nuk njollosin dhe pastrohen lehtë.

Mënyra e përdorimit

  • Fillimisht pastroni sipërfaqen e pllakave dhe të fugave nga materialet e huaja. Në sipërfaqe të thata rekomandohet lagia e fugave përpara vendosjes.
  • Trazohet me trapan xhirosh të ulëta 1 qese 5 kg me 1,0-1,3 kg ujë të pastër, derisa të krijohet një përzierje e njëtrajtshme me ngjyrosje po të njëtrajtshme.
  • Lëreni përzierjen të qetësohet për 10 minuta dhe trazojeni sërish.
  • Montimi i fugave të pllakave kryhet me anë shpatulle gome duke e shtyrë materialin me lëvizje diagonale, derisa fuga të mbushet mirë.
  • Kur fuga të ketë nisur të thahet (zbardhet) në sipërfaqen e pllakave, duhet kryer spastrimi i tepricës së mbetur me anë të një sfungjeri të njomur.
  • Në fund pastrojeni me leckë të thatë.
  • Vënia e fugave mund të bëhet pas 12 orëve për muret dhe 24 orëve për dyshemetë.
  • Në raste kur kërkohet ngjitje elastike dhe veçanërisht e fortë, mund të shtohet llaç akrilik ASTARTE FLEX MIX, në raport 0,5 kg FLEX MIX + 1 kg ujë / qese stukoje për fuga 5 kg.

Standardet

Standardi Evropian EN 13888 (CG2WA)

  • Ngjyra: Në 24 ngjyra sipas katalogut të ngjyrave.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: > 30 Ν/mm² (EN 12808-3).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: > 5 Ν/mm² (EN 12808-3).
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 25 ciklesh ngrirjeje-shkrirjeje: > 30 Ν/mm² (EN 12808-3).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 25 ciklesh ngrirjeje-shkrirjeje: > 5 Ν/mm² (EN 12808-3).
  • Tkurrja: ≤ 3 mm/m (EN 12808-4).
  • Përthithja e ujit pas 30 min: ≤ 2 g (EN 12808-5).
  • Përthithja e ujit pas 240 min: ≤ 5 g (EN 12808-5).
  • Rezistenca ndaj fërkimit: ≤ 1000 mm³ (EN 12808-2).
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 60 minuta në 20°C.
  • Koha për korrigjime të vogla: 5-10 minuta.
  • Temperatura e vendosjes:    +5°C deri në +35°C.
  • Uji për përzierje: 1,0-1,3 lt / qese 5 kg.

Paketimi

  • Në qese plastike 5 kg.
  • Në kuti kartoni 20 kg.
  • Në paleta 960 kg.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

TABELA TREGUESE E KONSUMIT (kg/m²)

PËRMASAT E PLLAKAVE

     20×20×0,7

    30×30×0,9

     40×40×0,9

     30×60×0,9

FUGA 2 mm

     0,35

     0,25

     0,15

     0,20

FUGA 3 mm

     0,50

     0,35

     0,25

     0,30

FUGA 4 mm

     0,70

     0,45

     0,35

     0,40

FUGA 5 mm

     0,90

     0,50

     0,40

     0,50

Al flag