ASTARTE: NGJITËS PLLAKASH

  • KOLË E BARDHË, AKRILIKE, PËR PLLAKA (C1T)
ASTARTE CELESTE
KOLË E BARDHË, AKRILIKE, PËR PLLAKA (C1T)

Përshkrimi

Kolë e bardhë, akrilike, për pllaka të cilësisë së lartë, me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I-52,5), inerte mermeri të bardhë Dionisi dhe aditivë të posaçëm. E përshtatshme për vendosjen e pllakave në dysheme ose në mure, pa asnjë rrëshqitje vertikale. Karakterizohet nga EN 12004 si C1T.

Përdorimet

Përdoret në të gjitha llojet e pllakave (masë e bardhë, pllaka graniti etj.) Rekomandohet për vendosjen e pllakave në mur ose në dysheme, mbi beton, llaç çimentoje, suva dhe tulla, në hapësira të brendshme dhe të jashtme, duke ofruar rezistencë të lartë fillestare dhe përfundimtare në ngjitje. Për rezultate më të mira në pllaka me përthithje të ulët, këshillohet përdorimi i llaçit akrilik “Astare Flex Mix”.

Avantazhet

  • Ka forcë të madhe ngjitëse.
  •  Nuk vërehet rrëshqitje e pllakave gjatë vendosjes së tyre.
  • U reziston luhatjeve të temperaturës.
  • Është e lehtë në përdorim.

Mënyra e përdorimit

  • Fillimisht bëhet kontrolli dhe parapërgatitja e sipërfaqes së vendosjes.
  • Trazohet me trapan elektrik në xhiro të ulëta, me sasinë e nevojshme të ujit, derisa të arrihet përzierje e njëtrajtshme pa kokla.
  • Lëreni përzierjen të qetësohet për pesë deri në dhjetë minuta dhe trazojeni sërish.
  • Kola “ASTARTE Celeste Plus Acrylic” shtrohet me anë të një shpatulle të dhëmbëzuar, madhësinë e së cilës e zgjidhni sipas llojit të pllakës dhe të nënshtresës.
  • Pllakat duhet t'i vendosni brenda 20 minutave pas shtrimit të kolës dhe doemos përpara se të formohet kore në sipërfaqen e saj.
  • Kola është e punueshme për 3-4 orë, sipas stinës, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit. Kur kola fillon të forcohet, duhet ta ritrazoni pa shtuar ujë.
  • Stukimi i fugave mund të kryhet pas 24 orëve për dyshemetë dhe 12 orëve për muret.

Standardet

Standardi Evropian EN 12004 (C1T)

  • Ngjyra: E bardhë
.
  • Rezistenca ndaj shqitjes (ΕΝ 1348): Në beton pas 28 ditësh: 1,00 Ν/mm² / pas ngrohjes në 70°C: 0,80 Ν/mm²  /
pas njomjes: 0,50 Ν/mm²  /
pas 25 cikleve ngrirje-shkrirjeje: 0,50 Ν/mm².
  • Rrëshqitja (ΕΝ 1308): < 0,5 mm.
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 20 - 25 minuta
.
  • Koha e korrigjimeve të vogla: 10 minuta
.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C
.
  • Uji për përzierje: 7 lt / 25 kg pluhur
.

Paketimi

  • Në thasë letre 25 kg.
  • Në paleta 1350 kg, 54 thasë letre 25 kg.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Rreth 2,5–4 kg sipas madhësisë dhe llojit të pllakës.

Al flag