ASTARTE: NGJITËS PLLAKASH

  • KOLË ELASTIKE, KUARCI, E PËRFORCUAR, PËR PLLAKA QERAMIKE (C2TES1)
ASTARTE NERO
KOLË ELASTIKE, KUARCI, E PËRFORCUAR, PËR PLLAKA QERAMIKE (C2TES1)

Përshkrimi

“ASTARTE Nero” është një kolë e fuqishme, elastike, me një përbërës, për zbatime të specifike me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (Ι-52,5), inerte kuarci dhe aditivë që i japin ngjitje të fuqishme pllakave të çdo lloji (GL dhe UGL), në sipërfaqe të vështira dhe jopërthithëse ku kërkohet ngjitje elastike dhe fortë. Është veçanërisht rezistente në mjedise me lagështi dhe i reziston luhatjeve të temperaturës dhe ngricës. Karakterizohet nga EN 12004 si C2TES1.

Përdorimet

“ASTARTE Nero” është e përshtatshme për vendosjen e të gjitha llojeve të pllakave në mjedise me lagështi dhe sipërfaqe të mëdha. Përbërja e saj e posaçme siguron ngjitje të shkëlqyer në pishina, ballkone, tarraca, bodrume, biostacione dhe ngrohje të integruar në dysheme. Këshillohet sidomos për ngjitje të forta dhe elastike në nënshtresa, si p.sh. mozaikë, beton, beton i lehtë, veshje çimentoje, porobeton, shtresa të vjetra qeramike, veranda, kartonxhes (sipas udhëzimeve të prodhuesit të kartonxhesit), si dhe për ngjitje të materialeve izoluese (DOW, bukëpeshk etj.) në mure  betoni apo tullash. Kujdes! “ASTARTE nero” është produkt ngjitjeje dhe nuk është produkt hidroizolues.

Avantazhet

  • Ngjitje veçanërisht të forta me karakteristika elastike.
  • Jorrëshqitëse në raste vendosjeje vertikale.
  • Rezistencë e lartë ndaj luhatjeve të temperaturës (nxehtë-ftohtë), ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • E përshtatshme për vendosjen e pllakave në sipërfaqe me tkurrje-bymime të mëdha.
  • E përshtatshme për vendosjen e pllakave në nënshtresa jopërthithëse.
  • Cilësi e pakrahasueshme e lëndëve të para.
  • Lehtësi në vendosje.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Nuk mpikset.
  • Kohë e gjatë vendosjeje pas hapjes.

Mënyra e përdorimit

  • Fillimisht bëhet kontrolli dhe parapërgatitja e sipërfaqes së vendosjes.
  • Trazohet me trapan elektrik me xhiro të ulëta dhe me sasinë e nevojshme të ujit, derisa të arrihet përzierje e njëtrajtshme pa toptha.
  • Lëreni përzierjen të qetësohet për pesë deri në dhjetë minuta dhe trazojeni sërish.
  • Kola “Astarte Nero” shtrohet me anë të një shpatulle të dhëmbëzuar, madhësinë e së cilës e zgjidhni sipas llojit të pllakës dhe të nënshtresës.
  • Pllakat duhet t'i vendosni brenda 20 minutave pas shtrimit të kolës dhe doemos përpara se të formohet kore në sipërfaqen e saj.
  • Kola është e punueshme për 3-4 orë, sipas stinës, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit.
  • Kur kola fillon të forcohet, duhet ta ritrazoni pa shtuar ujë.
  • Vënia e fugave mund të bëhet pas 24 orëve për dyshemetë dhe 12 orëve për muret.

Standardet

Standardi Evropian EN 12004 (C2TES1)

  • Ngjyra: E bardhë.
  • Rezistenca ndaj shqitjes (EN 1348): 
Në beton pas 28 ditësh:  1,60 Ν/mm²  /
pas ngrohjes në 70°C:  1,50 Ν/mm²  /
pas njomjes:  1,40 Ν/mm²   /
Pas 25 cikleve ngrirje-shkrirjeje:  1,20 Ν/mm².
  • Rrëshqitja (ΕΝ 1308): < 0,5 mm.
  • Deformimi tërthor (ΕΝ 12002): 4,0 mm (S1).
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 30 - 40 minuta.
  • Koha e korrigjimeve të vogla: 10 minuta.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.
  • Uji për përzierje: 6,0-6,5 lt / 25 kg pluhur.

Paketimi

  • Në thasë letre 25 kg.
  • Në paleta 1350 kg, 54 thasë letre 25 kg.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Rreth 2,5–4,0 kg sipas madhësisë dhe llojit të pllakës.
Al flag