ASTARTE: NGJITËS PLLAKASH

  • KOLË E BARDHË, KUARCI, RRËSHINORE, E PËRFORCUAR, PËR PLLAKA (C2TE)
ASTARTE ROSSO
KOLË E BARDHË, KUARCI, RRËSHINORE, E PËRFORCUAR, PËR PLLAKA (C2TE)

Përshkrimi

“ASTARTE Rosso” është një kolë e cilësisë së lartë, e bardhë, e përforcuar, me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (Ι-52,5), inerte kuarci të përzgjedhura, dhe aditiv që përmirësojnë ngjitjen e pllakave në sipërfaqe të vështira dhe jopërthithëse ku kërkohet ngjitje e fortë. Është rezistente në mjedis me lagështi dhe ndaj ngricës. Karakterizohet nga EN 12004 si C2TE.

Përdorimet

Kolë me bazë çimentoje, me një përbërës, e përshtatshme për vendosjen e të gjitha llojeve të pllakave (GL dhe UGL) të dyshemesë dhe të murit mbi beton, suva, llaç çimentoje, produkte ndërtimore betoni të lehtë etj. në hapësira të brendshme dhe të jashtme. Rekomandohet gjithashtu për vendosje në sipërfaqe të vështira dhe jopërthithëse si mozaikë, pllaka të vjetra qeramike, mermer, granit dhe kartonxhes (sipas udhëzimeve të ndërtuesit). Përbërja e posaçme e produktit rrit rezistencën e tij ndaj lagështisë dhe tkurrje-bymimeve për shkak të luhatjeve të temperaturës.

Avantazhet

  • Ka rezistencë të lartë mekanike.
  • Forcë e lartë ngjitëse.
  • Nuk rrëshqet në sipërfaqe vertikale.
  • Rezistencë ndaj luhatjeve të temperaturës dhe të lagështisë.
  • Punueshmëri shumë e mirë.
  • Lehtësi vendosjeje.

Mënyra e përdorimit

  • Fillimisht bëhet kontrolli dhe parapërgatitja e sipërfaqes së vendosjes.
  • Trazohet me trapan elektrik në xhiro të ulëta, me sasinë e nevojshme të ujit, derisa të arrihet përzierje e njëtrajtshme pa toptha.
  • Lëreni përzierjen të qetësohet për pesë deri në dhjetë minuta dhe trazojeni sërish.
  • Kola “ASTARTE Rosso” shtrohet me anë të një shpatulle të dhëmbëzuar, madhësinë e së cilës e zgjidhni sipas llojit të pllakës dhe të nënshtresës.
  • Pllakat duhet t'i vendosni brenda 20 minutave pas shtrimit të kolës dhe doemos përpara se të formohet kore në sipërfaqen e saj.
  • Kola është e punueshme për 3-4 orë, sipas stinës, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit.
  • Kur kola fillon të forcohet, duhet ta ritrazoni pa shtuar ujë.
  • Vënia e fugave mund të bëhet pas 24 orëve për dyshemetë dhe 12 orëve për muret.

Standardet

Standardi Evropian EN 12004 (C2TE)

  • Ngjyra: E bardhë.
  • Rezistenca ndaj shqitjes 
(ΕΝ 1348): Në beton pas 28 ditësh:  1,50 Ν/mm²  /pas ngrohjes në 70°C:  1,40 Ν/mm²  /
pas njomjes:  1,20 Ν/mm²  /
pas 25 cikleve ngrirje-shkrirjeje:  1,00 Ν/mm².
  • Rrëshqitja (ΕΝ 1308): < 0,5 mm.
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 30-40 minuta.
  • Koha e korrigjimeve të vogla: 10 minuta.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.
  • Uji për përzierje: 6,0-6,5 lt / 25 kg pluhur.

Paketimi

  • Në thasë letre 25 kg.
  • Në paleta 1350 kg, 54 thasë letre 25 kg.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Rreth 2,5–4 kg sipas madhësisë dhe llojit të pllakës.

Al flag