BOJËRA DÉCOR, PRODUKTE SPECIFIKE DEKORATIVE, PLUHURA ME NGJYRË

  • BOJË AKRILIKE PËR PËRDORIM TË JASHTËM
FLYING COLOURS EXTERIOR
BOJË AKRILIKE PËR PËRDORIM TË JASHTËM

Shtëpia merr erë bojë.

Përshkrimi

Bojë akrilike për përdorim të jashtëm. Shtrohet lehtë dhe jep një sipërfaqe mat, rezistente ndaj ujit dhe me aftësi frymëmarrjeje. 

Përdorimet

E përshtatshme për çdo lloj sipërfaqeje suvaje, betoni, kartonxhesi, pllakash çimentoje ose sipërfaqe të vjetra të lyera më parë.

Avantazhet

  • Punohet lehtë.
  • Mbulim i madh.
  • Ngjitje e fortë.
  • Rezistencë ndaj kushteve të vështira të motit.
  • Jetëgjatësi e madhe.
  • Frymëmarrje e sipërfaqes.
  • Lahet me sfungjer të butë.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqet të jenë të thata dhe pa pluhura dhe vajra.
  • Hiqni pjesët e kalbura - kruajtjen e lyerjes së mëparshme.
  • Në sipërfaqe të reja ose në sipërfaqe që ishin në gjendje të keqe dhe janë riparuar/stukuar, lyejini me astar fillimisht me astarin MARMOLINE MST 11, të patretur apo të holluar me ujë deri në masën 50%.
  • Trazojeni mirë FLYING COLOURS përpara përdorimit.
  • Mund ta holloni duke shtuar ujë në masën 5-10%.
  • Vendoseni me të dyja duart.

Standardet

  • Hollimi: 5 – 10% me ujë.
  • Pesha e posaçme: 1,35 kg/lt.
  • Mënyra e përdorimit: Rul, furçë ose pistoletë airless. Gjithashtu mund të përdoret edhe me furçë, sfungjer ose leckë, për krijimin e karakteristikave të posaçme.
  • Tharja: 50 – 60 minuta, sipas kushteve të motit. Kontrollohet me prekje.
  • Rilyerja: Pas 3 – 3,5 orësh.
  • Ngjyrat: Ofrohet sipas katalogut të ngjyrave në një mijë plus ngjyra.

Paketimi

Ofrohet në enë 750 ml, 3- dhe 10-litërshe.

Magazinimi

Ruajeni produktin në vend me hije dhe evitoni ekspozimin e tij ndaj temperaturave shumë të larta apo ndaj ngricës (temperatura optimale e magazinimit +5°C deri në +35°C).  Kohëzgjatja maksimale e ruajtjes në paketim të pahapur:  12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Mbulimi: 12 – 13 m²/lt

Al flag