BOJËRA DÉCOR, PRODUKTE SPECIFIKE DEKORATIVE, PLUHURA ME NGJYRË

  • VERNIK DYLLI SPECIFIK PËR ANTIPENETRIM & MBROJTJE
VELVET WAX
VERNIK DYLLI SPECIFIK PËR ANTIPENETRIM & MBROJTJE
Jep rezistencë dhe bukuri

Përshkrimi

Vernik i tejdukshëm dylli specifik për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.  Veçanërisht rezistent ndaj kushteve të jashtme të temperaturës dhe të lagështisë. 

Përdorimet

Përdoret për veshjen mbrojtëse të sipërfaqeve përthithëse, si p.sh. prej çimentoje patinimi VELVET DECO, ose të sipërfaqeve të lyera me bojë gëlqerore BYZANTINO.  Me veshjen e kësaj sipërfaqet përftojnë karakteristika ujëlarguese.

Avantazhet

  • I gatshëm për përdorim.
  • Rrit shkëlqimin e sipërfaqeve.
  • Nuk përmban tretës organikë.
  • Nuk rripet.

Mënyra e përdorimit

  • Zbatohet me rul.
  • Për rinovim të mbrojtjes së sipërfaqes veshja duhet rivendosur çdo 2 vjet.

Standardet

Lëng i tejdukshëm.

Paketimi

Ofrohet në shishe 1 lt.

Magazinimi

Ruajeni produktin në vend me hije dhe evitoni ekspozimin e tij ndaj temperaturave shumë të larta apo ndaj ngricës (temperatura optimale e magazinimit +5°C deri në +35°C). Kohëzgjatja maksimale e ruajtjes në paketim të pahapur: 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

150-250 ml/m² sipas përthithshmërisë dhe rrafshësisë së sipërfaqes.
Al flag