SUVA TË GATSHME / NDËRTIMORE / RIPARUES / PËRMIRËSUES

  • ASTAR PËR LYERJE ARMATURE
M STEEL 44
ASTAR PËR LYERJE ARMATURE

Mbron armaturën dhe funksionon në rol ngërthyesi me nënshtresën.

Përshkrimi

Pluhur i gatshëm industrial, me bazë çimentoje, për mbrojtjen e armaturës së betonit nga gërryerja.

Përdorimet

Përdoret në riparime betoni për mbrojtjen e armaturës nga gërryerja, në raste si dëmet për shkak tërmetesh, problemet e betonit nga oksidimi, difekte zbatimi. Përdoret dhe si shtresë lidhëse midis shtresave të vjetra dhe shtresës së re të llaçit në riparime betoni ose në punime të tjera riparimi. Për parandalim vendoset në armaturën e elementeve ndërtimore që ndodhen në mjedis me lagështi.

Avantazhet

  • Ngjitje e shkëlqyer në armaturën e çelikut dhe të betonit.
  • Ndalon gërryerjen pas riparimit.
  • Mbrojtje e shkëlqyer nga depërtimi i ujit.

Mënyra e përdorimit

  • Pastroni shumë mirë armaturën nga ndryshku.
  • Pastroni shumë mirë betonin nga materialet e kalbura, pluhuri etj. Mund të përdorni dhe ujin me pistoletë për pastrim më të mirë të zonës.
  • Përzieni rreth 0,25-0,28 lt ujë me 1 kg produkt derisa të arrini një përzierje të njëtrajtshme pa toptha.
  • Mbulimi i armaturës duhet të bëhet në dy shtresa dhe në trashësi shtrese nën 1 mm për të evituar plasaritjet.
  • Këshillohet lagia e nënshtresës përpara vendosjes së materialit.
  • Shtresa e dytë duhet të vendoset pasi të thahet e para.
  • Uji për përzierje: 0,25-0,28 lt ujë për 1 kg produkt.

 

 

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 1504-7
  • Ngjyra: E kuqe e errët.
  • Pesha e posaçme e llaçit të njomë: 1,58 kg/lit.
  • Mbrojtja nga gërryerja: Kalon testin. 

Paketimi

  • Në enë plastike 1 kg.
  • Në kuti kartoni 12 copë prej 1 kg.
  • Në paletë 480 kg.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

-
Al flag