SUVA TË GATSHME / NDËRTIMORE / RIPARUES / PËRMIRËSUES

  • FINO MERMERI E GATSHME
SV 3
FINO MERMERI E GATSHME

Fino e lëmuar përfundimtare.

Përshkrimi

Llaç i gatshëm industrial, me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I-52,5), inerte kokërrimëta mermeri të bardhë Dionisi, hidrogëlqere dhe aditivë të posaçëm për të përmirësuar adezivitetin. Nevojitet përzierje vetëm me ujë. Kështu minimizohet koha e përgatitjes së materialit.

Përdorimet

Përdoret gjatë teknikës së zbatimit së tri shtresave, si dorë përfundimtare suvaje (mermer) në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme që janë rrafshuar më parë me suva dore të bazë (SV 2). Falë natyrës dhe imtësisë së kokrrizës të mermerit të përmbajtur të Dionisit (<1,2 mm) jep një sipërfaqe të bardhë dhe të lëmuar përfundimtare, gati për smerilim dhe lyerje. Në raste të posaçme produkti mund të përforcohet me shtimin e rrëshirës MARMOLINE MP 20.

Avantazhet

  • Rezistencë e lartë.
  • Ngjitje e shkëlqyer.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.
  • Lehtësi dhe shpejtësi vendosjeje.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Përthithje e ulët e ujit.
  • Eviton plasaritjet.
  • Sipërfaqe e lëmuar dhe e bardhë.
  • Cilësi e qëndrueshme.

Mënyra e përdorimit

  • Vendoseni pas suvasë së dorës së parë SV 2 (ose TL 2) dhe pasi kjo të jetë tharë tërësisht (15 - 20 ditë në verë, mbi 1 muaj në dimër).
  • Kontrolloni që sipërfaqja të jetë e pastër dhe njomeni.
  • Trazoni mirë, me dorë ose në betonierë, një thes me sasinë e duhur të ujit.  Procesi thjeshtohet nëse përdorni makineri të posaçme që disponon kompania.
  • Vendoseni mermerin me një shtresë trashësie 0,5 cm dhe shtrojeni me listelë.
  • Në vijim, pasi të zërë, njomeni sipërfaqen dhe shtrojeni duke e fërkuar me bukëpeshk ose me sfungjer të ashpër. 
  • Koha e zënies varet nga stina (temperatura dhe lagështia). Në dimër, koha mund të tejkalojë 2-3 orët, ndërsa në verë mund të jetë rreth gjysmë ore.
  • Për 2–3 ditët në vijim, sidomos në verë, këshillohet lagia e shpeshtë e suvasë që të evitohet mundësia e shfaqjes së plasaritjeve.
  • Uji për përzierje: 8-8,5 lt ujë për një thes 40 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 998.1 (GP/CSII/W1)

  • Madhësia e kokrrizës: 0 - 1,2 mm.
  • Forma: Pluhur i bardhë.
  • Pesha e posaçme e llaçit të njomë:1900 kg/m³.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: 4,0 MPa (Kategoria CSII) (ΕΝ 1015–11).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: 1,0 MPa (ΕΝ 1015–11).
  • Thithja e ujit: <0.4 kg /m².min⁰´⁵  (W1) (ΕΝ 1015-18).
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

Paketimi

  • Thasë 40kg.
  • Paletë 1400 kg (35 thasë 40 kg).
  • Thasë të mëdhenj 1000 kg.
  • Gjithashtu në silo me kapacitet 12 – 18 – 22 m³ me makineri të posaçme vendosjeje.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Për veshjen e 1 m², me trashësi suvaje 0,5 cm, nevojiten rreth 7 kg llaç.