SUVA TË GATSHME / NDËRTIMORE / RIPARUES / PËRMIRËSUES

  • SUVA GRI, NJË DORË
BP 110
SUVA GRI, NJË DORË

Përfundimtare, sipërfaqe gri vetëm për një dorë.

Përshkrimi

Llaç i gatshëm industrial, me bazë çimenton gri "Portland", inerte guri gëlqeror me përmasë të zgjedhur kokrrize, hidrogëlqeror dhe aditivë të posaçëm për të përmirësuar ngjitjen. Nevojitet përzierje vetëm me ujë. Kështu minimizohet koha e përgatitjes së materialit dhe rritet shpejtësia e zbatimit.

Përdorimet

Përdoret si suva për një dorë në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme pas suvas të sprucimit me rezistenca të larta SV 1. Zëvendëson suvan bazë dhe finon duke i kombinuar të dyja në një shtresë. Vendoset si suvaja e zakonshme dhe fërkohet si finua. Trashësia e shtresës nuk duhet të tejkalojë 2 cm. Falë natyrës dhe përmasës së hollë të kokrrizës së materialit inert të gurit gëlqeror (1 mm) që përmban, jep sipërfaqe përfundtimtare të lmuara, të gatshme për smerilim dhe lyerje. Në raste të posaçme produkti mund të përforcohet me shtimin e rrëshirës MARMOLINE MP 20.

Avantazhet

  • Rezistencë e lartë.
  • Ngjitje e shkëlqyer.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.
  • Lehtësi dhe shpejtësi vendosjeje.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Efikasitet më i lartë.
  • Ulje e shpenzimeve të punës.
  • Sipërfaqe e lëmuar.
  • Cilësi e qëndrueshme.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqja të jetë e pastë dhe pa materiale të kalbura.
  • Sipërfaqen për t'u suvatuar duhet ta njomni mirë, sidomos gjatë muajve të verës dhe duhet të përdorni suva me pistoletë të rezistencës së lartë SV 1.
  • Vendoset me makinerinë e trazimit të vazhdueshëm dhe me të gjitha makineritë e tilla. Për sipërfaqe të vogla (meremetime) materiali mund të vendoset dhe me dorë.
  • Furnizimi me ujë rregullohet te makineria në 500-600 litra/orë, sipas kushteve të mjedisit.
  • Vendosni profil këndi MARMOLINE nga brenda. Përdorimi i profileve të këndit rrit efikasitetin e punës dhe njëherësh siguron rezistencën e këndeve ndaj goditjeve të lehta si dhe estetikën e shkëlqyer të sipërfaqeve përfundimtare.
  • Evitoni përdorimin e udhëzuesve të heqshëm metalikë, duke shfrytëzuar udhëzues të galvanizuar metalikë MARMOLINE. Në rast se nuk mund ta bëni këtë, duhet ta mbushni mirë kanalin që krijohet pas heqjes së udhëzuesve, për të evituar plasaritjet.
  • Ndalohet përdorimi i materialeve të tjera për ngurtësimin e udhëzuesve dhe të profileve të këndeve, si p.sh. kartonxhesi etj.
  • Vendoseni në shtresë dhe trashësi deri në 2 cm. 
  • Në bashkimet e tullave me elemente betoni, tek arkitrarët, kanalet për instalimet hidraulike dhe elektrike, nevojitet përdorimi i rrjetës së xhamit MARMOLINE. Duhet bërë kujdes në vendosjen e rrjetës së xhamit në mënyrë që të notojë në shtresën e suvasë BP 110 në thellësi deri në 0,5 cm nga shtresa e jashtme e suvasë.
  • Në sipërfaqe të izoluara me polistiren EPS ose XPS, për të evituar plasaritjen nevojitet vendosja e një rrjete të posaçme xhami MARMOLINE në kombinim me llaçin e përforcuar me fibra për ngjitjen e suvave MARMOLINE FK 202. Shtresa BP 110 ndjek përdorimin e llaçit të përforcuar me fibra FK 202 (shihni fletën përkatëse teknike). Sipas kohës dhe temperaturës së mjedisit, vendosja e BP 110 duhet të kryhet së paku 8 ditë më pas në muajt e verës dhe së paku 15 ditë më pas në muajt e dimrit, pa rënë pre e shirave.
  • Lëreni BP 110 të tërhiqet mirë dhe kruajeni sipërfaqen me shpatull metalike për të hequr parregullsitë e ndryshme.
  • Në vijim lageni pak sipërfaqen dhe me ndihmën e një bukëpeshku të njomur apo sfungjeri të fortë jepini formën përfundimtare sipërfaqes.
  • Për 2–3 ditët në vijim, sidomos në verë, këshillohet lagia e shpeshtë e suvasë që të evitohet mundësia e shfaqjes së plasaritjeve.
  • Koha e mpiksjes (tërheqja) varet nga kushtet e mjedisit dhe nga trashësia e shtresës. Rëndom luhatet midis 1-2 orëve.
  • Këshillohet, si me të gjitha suvatë, të verifikoni që materiali të jetë tharë mirë, përpara se ta lyeni.
  • Uji për përzierje: 7,0 lt ujë për një thes 40 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 998.1 (OC/CSII)

  • Madhësia e kokrrizës: 0 - 1 mm.
  • Μορφή: Γκρι σκόνη.
  • Pesha e specifike e llaçit të njomë 1700 kg/m³.
  • Φαινόμενο ειδικό βάρος ξηρού κονιάματος: 1580 kg/m³.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: 3,0 MPa (Kategoria CSII) (ΕΝ 1015 – 11).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: 1,0 MPa (ΕΝ 1015-11).
  • Temperatura e punës midis +5°C dhe +35°C.

Paketimi

  • Thasët 40 kg.
  • Në paletë 1400 kg (35 thasë 40 kg).
  • Thasë të mëdhenj 1000 kg.
  • Gjithashtu në silo me kapacitet 12 – 18 – 22 m³ me makineri të posaçme vendosjeje.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Për veshjen e 1 m², me trashësi suvaje 1 cm, nevojiten rreth 13-14 kg llaç.

Al flag