SUVA TË GATSHME / NDËRTIMORE / RIPARUES / PËRMIRËSUES

  • SUVA E BARDHË, ANTIPENETRUESE PËR JASHTË
DECOR SV 010
SUVA E BARDHË, ANTIPENETRUESE PËR JASHTË

Shtresa fundore për antipenetrim.

Përshkrimi

Pluhur i gatshëm industrial, me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I-52,5), inerte kokërrimëta mermeri të bardhë Dionisi, hidrogëlqere dhe aditivë të posaçëm për të përmirësuar adezivitetin dhe siguruar rezistencën ndaj ujit. Nevojitet përzierje vetëm me ujë. Kështu minimizohet koha e përgatitjes së materialit dhe rritet shpejtësia e zbatimit së tij.

Përdorimet

Përdoret gjatë teknikës së zbatimit së tri shtresave, si dorë fundore suvaje (fino) në sipërfaqe të jashtme që janë rrafshuar më parë me suva shtrese bazë (SV 2). Ideale për raste kur kërkohet mbrojtje e mëtejshme nga lagështia (banesa bregdetare, ishuj, rajone malore/gjysmëmalore etj.). Jep sipërfaqe të bardhë dhe të lëmuar, të gatshme për fërkim dhe lyerje, falë  natyrës dhe imtësisë së kokrrizës së mermerit të Dionisit të përmbajtur (<1,2 mm). Në raste të posaçme produkti mund të përforcohet edhe më me shtimin e rrëshirës MARMOLINE MP 20.

Avantazhet

  • Cilësi e qëndrueshme.
  • Rezistencë e lartë.
  • Ngjitje e shkëlqyer.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.
  • Lehtësi dhe shpejtësi zbatimi.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Antipenetruese.
  • Eviton plasaritjet.
  • Sipërfaqe e lëmuar dhe e bardhë.

Mënyra e përdorimit

  • Vendoseni pas suvasë së dorës së parë SV 2 (ose TL 2) dhe pasi kjo të jetë tharë tërësisht (15 - 20 ditë në verë, mbi 1 muaj në dimër).
  • Kontrolloni që sipërfaqja për suvatim të jetë e pastër dhe pa materiale të kalbura, dhe njomeni.
  • Trazojeni me dorë ose në betonierë ose me presë.
  • Nëse dëshironi t'i jepni ngjyrë produktit, përdorni pigmentet natyrore MARMOLINE POWDER COLOUR, sipas udhëzimeve përkatëse të përdorimit.
  • Vendoset me makineri trazimi të vazhdueshëm M-TEC, që ofron kompania, si dhe me makineri të ngjashme ose me dorë.
  • Vendoseni suvanë e gatshme me një shtresë trashësie rreth 0,5 cm dhe shtrojeni me listelë.
  • Lëreni suvanë të mblidhet.  Në vijim mund të fërkohet me përdaf të njomë për të dhënë sipërfaqen e dëshiruar.
  • Për 2–3 ditët në vijim, sidomos në verë, këshillohet lagia e shpeshtë e suvasë që të evitohet mundësia e shfaqjes së plasaritjeve.
  • Mos e ndërpritni punën në sipërfaqe njëshe, që të evitoni shfaqjen e hijezimeve.
  • Uji për përzierje: 5 – 6 lt ujë për një thes 25 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 998-1: 2010 (GP/CSIII/W2)
  • Madhësia e kokrrizës: 0 - 1,2 mm.
  • Forma: Pluhur i bardhë.
  • Pesha e posaçme e llaçit të njomë: 1700 kg/m³.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: 6,0 MPa (ΕΝ 1015–11).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh:  1,5 MPa (ΕΝ 1015 – 11).
  • Thithja e ujit: 0,14 kg /m².min⁰⁵ (W2) (ΕΝ 1015-18).
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

Paketimi

  • Në thasë 25 kg.
  • Në paletë 1500 kg (60 thasë 25 kg).
  • Në thasë të mëdhenj 1000 kg.
  • Në silo me kapacitet 12 – 18 – 22 m³ me makineri të posaçme zbatimi.

Magazinimi

Jetëgjatësija maksimale e ruajtjes në paketim të pahapur dhe mjedis të thatë: 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Për veshjen e 1 m², me trashësi suvaje 0,5 cm, nevojiten rreth 6-7 kg pluhur.

Al flag