SUVA TË GATSHME / NDËRTIMORE / RIPARUES / PËRMIRËSUES

  • STUKO E BARDHË AKRILIKE PËR PATINIM PËR PËRDORIM TË BRENDSHËM DHE TË JASHTËM
ST 10 PRO VALUE
STUKO E BARDHË AKRILIKE PËR PATINIM PËR PËRDORIM TË BRENDSHËM DHE TË JASHTËM

Përshkrimi

Pluhur i gatshëm industrial, i bardhë, me granulometri të imët, i gjeneratës së re, me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I-52,5), inerte të përzgjedhura nga mermer i bardhë Dionisit dhe aditivë të posaçëm akrilikë për përmirësimin e adezivitetit.

Përdorimet

Stukoja ST 10 PRO VALUE është një material i imët shpatullimi për rafshimin  ideal të sipërfaqeve të suvasë, betonit, kartonxhesit dhe porobetonit, në ambiente të brendshme dhe të jashtme të cilat do të lyhen. Shtrohet lehtë në sipërfaqe pa qenë nevoja të astarohet dhe të përgatitet me stuko vaji. Fërkohet lehtë, nuk plas, nuk koklitet. Gradualiteti i përkujdesuar i granulometris së produktit siguron një rezultat shumë të kënaqshëm edhe në sipërfaqet më të vëshira. Është ideal për meremetime.  Ka frymëmarrje dhe nuk e dëmton mjedisin.

Avantazhet

  • Mbulimshmëri e madhe.
  • Përdorim i lehtë.
  • Pamje ideale përfundimtare.
  • Rezistencë e lartë.
  • Ngjitje e shkëlqyer.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqet të jenë të thata dhe pa pluhura, vajra dhe materiale të kalbura.
  • Nëse ka plasaritje në mur, duhet të riparohen përpara se të bëhet stukimi.
  • Trazojeni në një kovë të pastër me ujë të pastër, me anë trapani elektrik me xhiro të ulëta, sasinë që ju nevojitet në raport 2,5 pjesë pluhur për 1 pjesë ujë, derisa të krijohet një pastë e njëtrajtshme pa toptha.
  • Lëreni përzierjen për 5-10 minuta dhe trazojeni sërish.
  • Materiali mbetet i punueshëm për rreth 2 orë.
  • Me ndihmën e shpatullës metalike vendosni përpara një shtresë për lyerje me astar dhe në vijim një shtresë të dytë pas 4-5 orësh.
  • Shtrojeni si zakonisht.
  • Mos e përdorni në trashësi mbi 2 mm, pasi ka rrezik të shfaqen plasaritje.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 998.1 (GP/CSII)

  • Kokrriza maksimale: 90 μm.
  • Forma: Pluhur i bardhë.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: 3,5 MPa (ΕΝ 1015–11).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: 1,3 MPa (ΕΝ 1015–11).
  • Temperatura e punës midis +5°C dhe +35°C.

Paketimi

  • Në thasë 20kg.
  • Në paleta 960 kg, 48 thasë letre 20 kg.

Magazinimi

Jetëgjatësia maksimale e ruajtjes në paketim të pahapur dhe mjedis të thatë: 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Për veshjen e 1 m², me trashësi 1 mm, nevojitet rreth 1 kg llaç.