SUVA TË GATSHME / NDËRTIMORE / RIPARUES / PËRMIRËSUES

  • SUVA E BARDHË, NJË DORË
BP 115
SUVA E BARDHË, NJË DORË

Përfundimtare, sipërfaqe e bardhë, vetëm me një shtres.

Përshkrimi

Llaç i gatshëm industrial, me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I-52,5), inerte guri gëlqeror me përmasë të zgjedhur kokrrize dhe aditivë të posaçëm për të përmirësuar ngjitjen. Nevojitet përzierje vetëm me ujë. Kështu minimizohet koha e përgatitjes së materialit dhe rritet shpejtësia e vendosjes së tij.

Përdorimet

Përdoret si suva një shtrese në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme pas sprucimit me suvanë e rezistencës së lartë (SV 1). Zëvendëson shtresën bazë të suvas dhe finon duke i kombinuar të dyja në një shtresë. Zbatohet si suvaja e zakonshme dhe fërkohet si fino. Trashësia e shtresës duhet të jetë deri në 2 cm. Falë natyrës dhe përmasës së hollë të kokrrizës së materialit inert të gurit gëlqeror ( < 2 mm) që përmban, jep sipërfaqe të lëmuara fundore të bardha, të gatshme për smerilim dhe lyerje. Në raste të posaçme produkti mund të përforcohet me shtimin e rrëshirës MARMOLINE MP 20.

Avantazhet

  • Rezistencë e lartë.
  • Ngjitje e shkëlqyer.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.
  • Lehtësi dhe shpejtësi vendosjeje.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Efikasitet më i lartë.
  • Ulje e shpenzimeve të punës.
  • Sipërfaqe e lëmuar.
  • Cilësi e qëndrueshme.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqja të jetë e pastë dhe pa materiale të kalbura.
  • Sipërfaqen për t'u suvatuar duhet ta njomni mirë, sidomos gjatë muajve të verës dhe duhet të përdorni suva me pistoletë të rezistencës së lartë SV 1.
  • Vendoset me makinerinë e trazimit të vazhdueshëm dhe me të gjitha makineritë e tilla. Për sipërfaqe të vogla (meremetime) materiali mund të vendoset dhe me dorë.
  • Furnizimi me ujë rregullohet te makineria në 500-600 litra/orë, sipas kushteve të mjedisit.
  • Vendosni profil këndi MARMOLINE nga brenda. Përdorimi i profileve të këndit rrit efikasitetin e punës dhe njëherësh siguron rezistencën e këndeve ndaj goditjeve të lehta si dhe estetikën e shkëlqyer të sipërfaqeve përfundimtare.
  • Evitoni përdorimin e udhëzuesve të heqshëm metalikë, duke shfrytëzuar udhëzues të galvanizuar metalikë MARMOLINE. Në rast se nuk mund ta bëni këtë, duhet ta mbushni mirë kanalin që krijohet pas heqjes së udhëzuesve, për të evituar plasaritjet.
  • Ndalohet përdorimi i materialeve të tjera për ngurtësimin e udhëzuesve dhe të profileve të këndeve, si p.sh. kartonxhesi etj.
  • Vendoseni në shtresë dhe trashësi deri në 2 cm. 
  • Në bashkimet e tullave me elemente betoni, tek arkitrarët, kanalet për instalimet hidraulike dhe elektrike, nevojitet përdorimi i rrjetës së xhamit MARMOLINE. Duhet bërë kujdes në vendosjen e rrjetës së xhamit në mënyrë që të notojë në shtresën e suvasë BP 115 në thellësi deri në 0,5 cm nga shtresa e jashtme e suvasë.
  • Në sipërfaqe të izoluara me polistiren EPS ose XPS, për të evituar plasaritjen nevojitet vendosja e një rrjete të posaçme xhamore MARMOLINE në kombinim me llaçin e përforcuar me fibra për ngjitjen e suvave MARMOLINE FK 202.  Shtresa BP 115 ndjek përdorimin e llaçit të përforcuar me fibra FK 202 (shihni fletën përkatëse teknike). Sipas kohës dhe temperaturës së mjedisit, vendosja e BP 115 duhet të kryhet së paku 8 ditë më pas në muajt e verës dhe së paku 15 ditë më pas në muajt e dimrit, pa rënë pre e shirave.
  • Lëreni BP 115 të tërhiqet mirë dhe kruajeni sipërfaqen me shpatull metalike për të hequr parregullsitë e ndryshme.
  • Në vijim lageni pak sipërfaqen dhe me ndihmën e një bukëpeshku të njomur apo sfungjeri të fortë jepini formën përfundimtare sipërfaqes.
  • Për 2–3 ditët në vijim, sidomos në verë, këshillohet lagia e shpeshtë e suvasë që të evitohet mundësia e shfaqjes së plasaritjeve.
  • Koha e mpiksjes (tërheqja) varet nga kushtet e mjedisit dhe nga trashësia e shtresës. Rëndom luhatet midis 1-2 orëve.
  • Këshillohet, si me të gjitha suvatë, të verifikoni që materiali të jetë tharë mirë, përpara se ta lyeni.
  • Uji për përzierje: 7–7,5 lt ujë për një thes 40 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 998.1 (OC/CSII/W2)

  • Madhësia e kokrrizës: 0 - 2 mm.
  • Pesha e posaçme e llaçit të njomë: 1650 kg/m³.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: 3,0 MPa (Kategoria CSII) (ΕΝ 1015–11).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: 1,0 MPa (ΕΝ 1015–11).
  • Thithja e ujit: <0,15 kg /m².min⁰´⁵ (W2) (ΕΝ 1015-18).
  • Temperatura e punës midis +5°C dhe +35°C.

Paketimi

  • Thasët 40 kg.
  • Në paletë 1400 kg (35 thasë 40 kg).
  • Thasë të mëdhenj 1000 kg.
  • Gjithashtu në silo me kapacitet 12 – 18 – 22 m” me makineri të posaçme vendosjeje.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Për veshjen e 1 m², me trashësi suvaje 1 cm, nevojiten rreth 13 kg llaç.