SUVA TË GATSHME / NDËRTIMORE / RIPARUES / PËRMIRËSUES

  • RRËSHIRË NDËRTIMORE LLAÇI
MP 20
RRËSHIRË NDËRTIMORE LLAÇI

Shton një produkt, fiton përdorime nga më të ndryshmet.

Përshkrimi

Emulsion sintetik llaçrash për përzjerje. Përmirëson punueshmërinë e tyre ndërsa paralelishtë rrit rezistencat e tyre mekanike dhe kimike. Për shkak të sintezes së tij të studiuar rrit aftësit ngjitëse, elasticitetin dhe hidroizolimin si të llaçrave të gatshme, ashtu dhe të atyre tradicionale. Është i dobishëm në çdo punim ndërtimor, suvatimi dhe mbushjeje të dyshemeve (llaç rrafshimi) si dhe gjatë vendosjes së mermerëve dhe të pllakave qeramike.

Përdorimet

Mund të përdoret në të gjitha llaçrat tradicionale dhe të gatshme:

  • Llaç për ndërtim: Përmirëson aftësinë ngjitëse të llaçrave.
  • Suva: Përmirëson ngjitjen, rezistencën dhe hidroizolimin e tyre. Sidomos, rekomandohet përdorimi në suvan e psrucimimit SV 1, kur kjo hidhet mbi sipërfaqe të vështira, si p.sh. beton të lëmuar ose sipërfaqësor etj. dhe bëhet me zëvendësimin e një pjese të ujit me MP 20.
  • Rrit forcën ngjitëse dhe rezistencën ndaj lagështisë të produkteve të kolës. Përforcon stukot e fugave ndaj lagështirës dhe ngricave duke rritur pararlelishtë dhe rezistencën e tyre mekanike. Krijon sipërfaqen e duhur për ngjitje të kolës në sipërfaqe jopërthithëse, si p.sh. pllaka të vjetra, mermerë, mozaikë etj. Astar i nevojshëm i suvasë së gipsit që do të vishet me pllaka. Pengon tkurrjen dhe plasaritjet e vogla gjatë mpiksjes së llaçrave çimentor.
  • Llaç i lyeshëm hidroizolues: Përmirëson hidroizolimin dhe elasticitetin e llaçit.
  • Stuko shpatulle: Përforcon dhe përmirëson rezistencën dhe ngjitjen.
  • Gjithashtu mund të përdoret si astar mbi beton, tulla ose llaç të mëhershëm të rralluar me ujë (50-100% ujë), përpara zbatimit së ndonjë llaçi.
  • Muret e jashtme veriore të banesave nëse lyhen me astar fitojnë mbrojtje nga lagështia. Duhet bërë kujdes sidomos, që vendosja e llaçit të kryhet përpara tharjes së materialit të lyer.

Avantazhet

  • Produkt përdorimi të gjerë.
  • Rrit konsiderueshëm karakteristikat e llaçrave.
  • Nuk dëmton mjedisin.
  • Nuk është toksik.

Mënyra e përdorimit

  • Trazojeni përpara përdorimit.
  • Hollohet në ujin e llaçit përpara se të përzihet në raporte 1:1 deri në 1:3 (MP 20: ujë).
  • Mund të përdoret dhe në raport më të madh, sipas rezultatit të dëshiruar, por duke bërë më parë një provë.
  • Kur përdoret si astar, hollimi me ujë luhatet midis 50 deri në 100%.
  • Temperatura e vendosjes:+5°C deri në +35°C.

Standardet

Emulsion – tretje në ujë, rrëshire akrilike.

Paketimi

  • Në bidonë plastikë prej 1 kg, 5 kg, 10 kg dhe 20 kg.
  • Në kuti kartoni 12 copë prej 1 kg.
  • Në paleta prej 480 kg, bidonë prej 1 kg.
  • Në paleta prej 300 kg, 60 bidonë prej 5kg.
  • Në paleta prej 400kg, 40 bidonë prej 10kg.
  • Në paleta prej 480kg, 24 bidonë prej 20kg.

Magazinimi

Të ruhet në vend me strehë dhe në temperatura midis +5°C deri në +30°C për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Al flag