SUVA TË GATSHME / NDËRTIMORE / RIPARUES / PËRMIRËSUES

  • SUVA NJË SHTRESE
MONO SV 100
SUVA NJË SHTRESE

Ekonomi: Një dorë, përfundimtare, sipërfaqe e lëmuar. E lehtë dhe ujëlarguese.

Përshkrimi

Pluhur i gatshëm industrial, me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I-52,5), inerte kokërrimëta mermeri të bardhë Dionisi, hidrogëlqere dhe aditivë të posaçëm për të përmirësuar ngjitjen. Nevojitet përzierje vetëm me ujë. Kështu minimizohet koha e përgatitjes së materialit dhe rritet shpejtësia e zbatimit të tij.

Përdorimet

Përdoret si suva për një dorë në sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme pas spërkatjes me suvan e rezistencës së lartë SV1. Zëvendëson shtresën bazë dhe finon duke i kombinuar të dyja në një shtresë. Zbatohet si suvaja e zakonshme dhe fërkohet si fino. Trashësia e shtresës nuk duhet të tejkalojë 2 cm. Për shkak të natyrës dhe të kokrrizës së imët të mermerit të përmbajtur të Dionisit (<1,2 mm) jep sipërfaqe përfundimtare të bardhë dhe të lëmuar të gatshme për fërkim dhe lyerje. Në raste të veçanta produkti mund të përforcohet me shtimin e rrëshirës MARMOLINE MP 20.

Avantazhet

  • Rezistencë e lartë.
  • Ngjitje e shkëlqyer.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.
  • Lehtësi dhe shpejtësi zbatimi.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Efikasitet më i lartë.
  • Ulje e shpenzimeve të punës.
  • Sipërfaqe e lëmuar dhe e bardhë.
  • Cilësi e qëndrueshme.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni sipërfaqen e vendosjes, nëse është e pastër dhe nëse i është hedhur SV1 me pistoletë.
  • Sipërfaqen për t'u suvatuar duhet ta njomni mirë, sidomos gjatë muajve të verës.
  • Trazoni me dorë ose me anë makinerish të posaçme (trazues, presa), që disponohen nga MARMOLINE.
  • Vendosni profil këndi MARMOLINE nga brenda. Përdorimi i profileve të këndit rrit efikasitetin e punës dhe njëherësh siguron rezistencën e këndeve ndaj goditjeve të lehta si dhe estetikën e shkëlqyer të sipërfaqeve përfundimtare.
  • Evitoni përdorimin e udhëzuesve të heqshëm metalikë, duke shfrytëzuar udhëzues të galvanizuar metalikë MARMOLINE. Në rast se nuk mund ta bëni këtë, duhet ta mbushni mirë kanalin që krijohet pas heqjes së udhëzuesve, për të evituar plasaritjet.
  • Ndalohet përdorimi i materialeve të tjera për ngurtësimin e udhëzuesve dhe të profileve të këndeve, si p.sh. kartonxhesi etj.
  • Vendoset me makinerinë e trazimit të vazhdueshëm dhe me të gjitha makineritë e tilla.  Për sipërfaqe të vogla (meremetime) materiali mund të vendoset dhe me dorë.
  • Vendoseni në shtresë dhe trashësi deri në 2 cm.  Për trashësi më të mëdha rekomandohet të mbushet me SV 2.
  • Në bashkimet e tullave me elemente betoni, tek arkitrarët, kanalet për instalimet hidraulike dhe elektrike, nevojitet përdorimi i rrjetës së xhamit MARMOLINE. Duhet bërë kujdes në vendosjen e rrjetës së xhamit në mënyrë që të notojë në shtresën e suvasë SV 100 në thellësi deri në 0,5 cm nga shtresa e jashtme e suvasë.
  • Në sipërfaqe të izoluara me polistiren EPS ose XPS, për të evituar plasaritjen nevojitet vendosja e një rrjete të posaçme xhami MARMOLINE në kombinim me llaçin e përforcuar me fibra për ngjitjen e suvave MARMOLINE FK 202.  Shtresa SV 100  ndjek përdorimin e llaçit të përforcuar me fibra FK 202 (shihni fletën përkatëse teknike). Sipas kohës dhe temperaturës së mjedisit, vendosja e SV 100 duhet të kryhet së paku 8 ditë më pas në muajt e verës dhe së paku 15 ditë më pas në muajt e dimrit, pa rënë pre e shirave.
  • Lëreni materialin të tërhiqet mirë dhe kruajeni sipërfaqen me shpatull metalike për të hequr parregullsitë e ndryshme.
  • Në vijim lageni pak sipërfaqen dhe me ndihmën e një bukëpeshku të njomur apo sfungjeri të fortë jepini formën përfundimtare sipërfaqes.
  • Për 2–3 ditët në vijim, sidomos në verë, këshillohet lagia e shpeshtë e suvasë që të evitohet mundësia e shfaqjes së plasaritjeve.
  • Koha e zënies varet nga stina (temperatura dhe lagështia). Në dimër, koha mund të tejkalojë një orën, ndërsa në verë mund të jetë nën gjysmë ore. Kështu, sipas stinës, mjetet duhen organizuar në formë të ndryshme.
  • Këshillohet, si me të gjitha suvatë, të verifikoni që materiali të jetë tharë mirë, përpara se ta lyeni.
  • Uji për përzierje: 8-8,5 lt ujë për një thes 40 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 998.1 (OC/CSII/W2)

  • Madhësia e kokrrizës: 0 - 1,2 mm.
  • Pesha e posaçme e llaçit të njomë: 1650 kg/m³.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: 3,2 MPa (Kategoria CSII) (ΕΝ 1015–11).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: 0,9 MPa (ΕΝ 1015–11).
  • Thithja e ujit: < 0.15 kg /m².min⁰´⁵ (W2) (ΕΝ 1015-18).
  • Temperatura e punës midis +5°C dhe +35°C.

Paketimi

  • Thasë 40kg.
  • Paletë 1400 kg (35 thasë 40 kg).
  • Thasë të mëdhenj 1000 kg.
  • Gjithashtu në silo me kapacitet 12 – 18 – 22 m³ me makineri të posaçme vendosjeje.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Për veshjen e 1 m², me trashësi suvaje 1 cm, nevojiten rreth 12-14 kg llaç.