SUVA TË GATSHME / NDËRTIMORE / RIPARUES / PËRMIRËSUES

  • SUVA SPRUCIMI, E REZISTENCËS SË LARTË
SV 1
SUVA SPRUCIMI, E REZISTENCËS SË LARTË

Shtresa e parë e suvasë në të gjitha zbatimet e suvasë, me teknikë të lartë.

Përshkrimi

Llaç i gatshëm industrial, me bazë çimentoje gri "Portland", inerte me granulometri të përzgjedhur kokrrize prej mermeri Dionisi, hidrogëlqere dhe aditivë të posaçëm për  përmirësimin e adezivitetit në sipërfaqe të vështira. Nevojitet përzierje vetëm me ujë. Kështu minimizohet koha e përgatitjes së materialit.

Përdorimet

Përdoret si dorë e parë (me spruco ose spërkatje) në të gjitha teknikat dhe format e suvatimit, duke krijuar nënshtresën për zbatimin e shtresave të tjera të suvasë. I përshtatshëm si për sipërfaqet e jashtme, ashtu edhe të brendshme. Zbatohet mbi tulla, blloqe çimentoje, elemente porobetoni (YTONG - ALFABLOCK etj.) sipërfaqe betoni (kolona - tavane - tranversa etj.), gurë pllaka termoizoluese dhe materiale të tjera.  Në raste sipërfaqesh veçanërisht të vështira, si p.sh. beton i lustruar, kërkohet shtimi i rrëshires MARMOLINE MP 20.

Avantazhet

  • Rezistencë e lartë.
  • Adezivitet i shkëlqyer.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.
  • Lehtësi dhe shpejtësi zbatimi.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Cilësi e qëndrueshme.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqja të jetë e pastër dhe pa materiale të kalbura, dhe njomeni.
  • Për rezultate më të mira për shtrimet e mëtejshme me suva, këshillohet vendosja e udhëzuesve dhe këndeve metalike MARMOLINE.
  • Përzieni mirë me dorë ose në betonierë, një thes me sasinë e duhur të ujit.  Procesi thjeshtohet nëse përdorni makineri të posaçme që disponon kompania.
  • Sasia e ujit që hidhet është sipas rrjedhshmërisë që kërkoni të arrini.
  • Vendoseni në trashësi deri në 1 cm.
  • Llaçi duhet të spërkatet njëtrajtshëm në mur, ose me mistri, ose me anë të makinerisë.
  • Lageni sipërfaqen e suvasë brenda së njëjtës ditë, dhe sipas kushteve të motit, lageni rregullisht dhe për 2-3 ditët e ardhshme.
  • Uji për përzierje: 6-7 lt ujë për një thes 40 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 998-1: 2010 (GP/CSIII)

  • Madhësia e kokrrizës: 0 - 4 mm.
  • Pesha e posaçme e llaçit të njomë: 1980 kg/m³.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: 5,0 MPa (Kategoria CSIII) (ΕΝ 1015–11).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: 1,5 MPa (ΕΝ 1015–11).
  • Temperatura e vendosjes: 5°C deri në 35°C.

Paketimi

  • Thasë 40 kg.
  • Paletë 1400 kg (35 thasë 40 kg).
  • Thasë të mëdhenj 1000 kg.
  • Gjithashtu në silo me kapacitet 12 – 18 – 22 m³ me makineri të posaçme vendosjeje.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Për veshjen e 1 m², me trashësi suvaje 0,5 cm, nevojiten rreth 6-8 kg llaç.

Al flag