SUVA TË GATSHME / NDËRTIMORE / RIPARUES / PËRMIRËSUES

  • PLUHUR ÇIMENTOR PËR MBUSHJE TË DYSHEMEVE 3 – 15 cm
GB 30
PLUHUR ÇIMENTOR PËR MBUSHJE TË DYSHEMEVE 3 – 15 cm

Për mbushje dhe nivelim të dyshemeve përpara vendosjes së pllakave.

Përshkrimi

Pluhur i gatshëm industrial me bazë çimentoje gri "Portland", inerte të graduara nga mermer i Dionisit dhe aditivë të posaçëm për përmirësimin e ngjitjes në sipërfaqe të vështira dhe përmirësimin e veçorive rrjedhëse. Nuk përmban gëlqere. Nevojitet përzierje vetëm me ujë. Kështu minimizohet koha e përgatitjes së materialit dhe rritet shpejtësia e vendosjes.

Përdorimet

Përdoret për mbushjen, nivelimin dhe pedencat e dyshemeve, duke dhënë një sipërfaqe të gatshme përfundimtare për vendosjen e pllakave qeramike, mermerëve ose graniteve. I përshtatshëm për përdorim në hapësira të jashtme dhe të brendshme (ballkone, dhoma, tarraca etj.). Përdoret dhe për mbushje në sisteme me ngrohje të integruar në dysheme. Nuk plasaritet dhe nuk ndikon tubacionet. Trashësia e këshilluar është nga 3 deri në 15 cm,

Avantazhet

  • Rezistencë e lartë.
  • Ngjitje e shkëlqyer.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe akullit.
  • Eviton plasaritjet.
  • Sipërfaqe përfundimtare e shkëlqyer.
  • Lehtësi vendosjeje.
  • Ofrohet dhe në silo me makineri të posaçme vendosjeje.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Shpejtësi përgatitjeje.
  • Cilësi e qëndrueshme.
  • Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqja të jetë e pastër, pa yndyrë dhe materiale të kalbura.
  • Këshillohet lagia e nënshtresës përpara vendosjes.
  • Përzieni mirë me dorë ose në betonierë, një thes me sasinë e duhur të ujit.  Procesi thjeshtohet nëse përdorni makineri të posaçme që disponon kompania.
  • Sasia e ujit që hidhet është sipas rrjedhshmërisë që kërkoni të arrini. Këshillohet hedhja e 5-5,5 kg ujë për një thes 40 kg.
  • Nëse dëshironi të krijoni shpate, uleni sasinë e ujit.
  • Shtroni çdo dhomë veç e veç, duke vendosur listela druri me trashësi 1 cm te dyert. Në vijim hiqini listelat dhe krijoni fuga të cilat nuk duhen mbushur. Në sipërfaqe të mëdha këshillohet krijimi i fugave zgjeruese çdo 20 m².
  • Koha e shkeljes është së paku 12 orë dhe vendosja e mermerëve ose e pllakave bëhet pas 48 orësh.
  • Trashësia e këshilluar e vendosjes është nga 3 deri në 15 cm.
  • Uji për përzierje: 5-5,5 kg ujë për një thes 40 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 13813 (CT-C12-F4)

  • Madhësia e kokrrizës: 3 mm.
  • Dendësia e dukshme e pluhurit të thatë: 1650 kg/m³.
  • Pesha e posaçme e llaçit të njomë: 2000 kg/m³.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: > 12,0 MPa. Kategoria C12 (ΕΝ 13892–2).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: > 4,0 MPa. Kategoria F4 (ΕΝ 13892–2).
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

Paketimi

  • Thasët 40 kg.
  • Në paletë 1.400 kg (35 thasë 40 kg).
  • Thasë të mëdhenj 1000 kg.
  • Gjithashtu në silo me kapacitet 12 – 18 – 22 m³ me makineri të posaçme vendosjeje.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

16-17 kg llaç i thatë për metër katror, për trashësi 1 cm.
Al flag