NGJITËS PLLAKASH - MERMERËSH, STUKO

  • NGJITËS AKRILIK ME MPIKSJE TË SHPEJTË (C1FT)
RAPID 180
NGJITËS AKRILIK ME MPIKSJE TË SHPEJTË (C1FT)

Ngjitës ideal për restaurime ndërtesash dhe banesash.

Përshkrimi

RAPID 180 është llaç i gatshëm me mpiksje të shpejtë, me bazë çimentoje "Portland", inerte me mermer të bardhë Dionisi dhe aditivë të posaçëm. Karakterizohet nga EN 12004 si C1FT.

 

Përdorimet

Për ngjitje të shpejta dhe të forta, të çdo lloji pllake përthithëse ose jo, mermerësh dhe granitesh, çips, tullash dekoruese dhe elementesh të tjera ndërtimore në sipërfaqet e brendshme dhe të jashtme të ndërtesave. Është zgjidhja më e besueshme për amatorët dhe për profesionistët që kërkojnë vendosje të shpejtë në hapësira pune, prodhimi, dyqanesh, hotelesh, banesash etj. në sipërfaqe horizontale dhe vertikale. Vendoset në sipërfaqe betoni, porobetoni, suva, gur etj. 

Avantazhet

  • Rezistenca të larta.
  • Vendosje e shpejtë ideale për rinovime.
  • Lejon montim të shpejtë të fugave.
  • Nuk vërehet rrëshqitje e pllakave në sipërfaqet vertikale.
  • Ngjitje e shkëlqyer në çdo nënshtresë alkaline (çimento, beton etj.).
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Cilësi e pakrahasueshme e lëndëve të para.
  • Lehtësi vendosjeje.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqet të jenë të thata dhe pa pluhura, vajra dhe materiale të kalbura.
  • Nëse nënshtresa është e kalbur apo fërkohet, sugjerohet që sipërfaqja të lyhet me astar akrilik uji MARMOLINE MST 11.
  • Trazoni mirë, me trapan elektrik me xhiro të ulët, një thes 25 kg me rreth 7 litra ujë të pastër.
  • Lëreni përzierjen të zërë për 2 minuta dhe trazojeni sërish.
  • Përhapeni ngjitësin me ndihmën e një shpatulle të përshtatshme të dhëmbëzuar (madhësinë e së cilës duhet ta zgjidhni sipas nënshtresës dhe llojit të pllakës) njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e nënshtresës.
  • Përzierja e shtruar duhet të mbulohet me pllaka brenda 10 minutave pas shtrimit të kolës dhe sidomos përpara se të formohet kore (membranë) në sipërfaqen e saj.
  • Vendosini pllakat duke iu ushtruar trysni.
  • Ngjitësi mbetet i punueshëm në enë për 15-30 minuta sipas stinës, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit. Kur kola fillon të mpikset, duhet ta ripërzieni pa shtuar ujë.
  • Vendosja e pllakave me fuga mund të bëhet pas 3-4 orësh (për dyshemetë) ose 2-3 orësh (për muret).
  • 7,0 lt ujë për një thes 25 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 12004 (C1FT)

  • Rezistenca ndaj shqitjes (EN 1348) -Vlerat mesatare të kontrollit të kualitetit të prodhimit: Në beton pas 6 orësh: > 0,5 Ν/mm². /  Në beton pas 28 ditësh:  1,1 Ν/mm². / Pas ngrohjes në 70°C: 0,8 Ν/mm². / Pas njomjes:  0,8 Ν/mm². / Pas 25 cikleve ngrirje-shkrirjeje:  0,7 Ν/mm². 
  • Rrëshqitja (EN 1308): ≤ 0,5 mm. 
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 10 minuta.
  • Koha e korrigjimeve të vogla: 5 minuta.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

Paketimi

  • Në qese 25 kg.
  • Në paleta 1500 kg, 60 thasë letre 25 kg.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

2,5 - 4 kg/m², sipas njëtrajtësisë së sipërfaqes, madhësisë dhe lloji të pllakës.
Al flag