NGJITËS PLLAKASH - MERMERËSH, STUKO

  • STUKO FUGASH PLLAKASH QERAMIKE (CG2WA)
ARMOS 6-20MM
STUKO FUGASH PLLAKASH QERAMIKE (CG2WA)

Shumëfunksional. Për materiale, punime dhe kushte kërkuese.

Përshkrimi

Pluhur i gatshëm industrial për fuga (stukim) pllakash qeramike të çdo lloji, përthithëse dhe jopërthithëse, për fuga me gjerësi nga 6 deri në 20 mm. Me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I-52,5), inerte të përzgjedhura zhavorri dhe aditivë, që përmirësojnë ngjitjen dhe punueshmërinë.

Përdorimet

Përdoret për stukim fugash për pllaka qeramike me fuga gjerësie dhe thellësie të madhe, në mjedise të brendshme dhe të jashtme, në dysheme dhe në mure. Mund të përdoret për vendosjen e fugave të pllakave të llojit "cotto" dhe për çdo lloj tulle dekorative, materiale natyrale dhe artificiale, pllaka guri, gurë sintetikë, pllaka të llojit "klinker" etj. Materiali është veçanërisht rezistent ndaj lagështisë dhe akullit. Pastrimi i sipërfaqes kryhet me sfungjer të njomë dhe me ujë.

Avantazhet

  • Rezistenca të larta mekanike.
  • Sipërfaqe e fortë (nuk fërkohet).
  • Rezistencë ndaj kohës, lagështisë dhe ngricës.
  • Cilësi e njëtrajtshme.
  • Ngjitje e shkëlqyeshme.
  • Cilësi e pakrahasueshme e lëndëve të para.
  • I shtohet vetëm ujë.
  • Shpejtësi dhe lehtësi në vendosje.
  • Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm.
  • Nuk ndot dhe pastrohet lehtë.

Mënyra e përdorimit

  • Pastroni sipërfaqen e pllakave dhe të fugave nga materialet e huaja.
  • Në sipërfaqe të thata rekomandohet lagia e fugave përpara vendosjes.
  • Trazoni me trapan xhirosh të ulëta 1 qese 5 kg me 1,0-1,3 kg ujë të pastër, deri sa të krijohet një përzierje e njëtrajtshme.
  • Lëreni përzierjen të qetësohet për 5-10 minuta dhe trazojeni sërish.
  • Montimi i fugave të pllakave kryhet me anë shpatulle gome duke e shtyrë materialin me lëvizje diagonale, derisa fuga të mbushet mirë. Kur fuga të ketë nisur të thahet (zbardhet) në sipërfaqe, duhet kryer spastrimi i tepricës së mbetur me anë të një sfungjeri të njomur.
  • Në fund pastrojeni me leckë të thatë.
  • Montimi i fugave kryhet pas 12 orësh (për mure) dhe 24 orësh (për dysheme) pas ngjitjes së pllakave.
  • Në raste kur kërkohet ngjitja elastike dhe veçanërisht e fortë, mund të shtohet rrëshirë MP 20 në përpjesëtim 0,5 kg MP 20 + 1 kg ujë për qese stukoje fugash 5 kg.
  • 1-1,3  lt ujë për një qese 5 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 13888 (CG2WA)

  • Ngjyra: Në 4 ngjyra sipas katalogut të ngjyrave.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: > 30,0 MPa (EN 12808-3).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: > 5,0 MPa (EN 12808-3).
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 25 ciklesh ngrirjeje-shkrirjeje: > 30,0 MPa (EN 12808-3).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 25 ciklesh ngrirjeje-shkrirjeje: > 5 MPa (EN 12808-3).
  • Tkurrja: ≤ 3 mm/m (EN 12808-4).
  • Përthithja e ujit pas 30 min: ≤ 2 g (EN 12808-5).
  • Përthithja e ujit pas 240 min: ≤ 5 g (EN 12808-5).
  • Gërryerja: ≤ 1000 mm³.
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 60 minuta në 20°C.
  • Koha për korrigjime të vogla: 5-10 minuta.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

Paketimi

  • Në qese plastike 5 kg.
  • Në kuti kartoni 20 kg.
  • Në paleta 960 kg.

Magazinimi

Jetëgjatësia maksimale e ruajtjes në paketim të pahapur dhe mjedis të thatë: 18 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Nevojiten afërsisht 350–2500 gr/m² sipas fugës dhe madhësisë (përmasave) të pllakës.

Al flag