NGJITËS PLLAKASH - MERMERËSH, STUKO

  • STUKO FUGASH ME NGJYRË, PËR PLLAKA MURESH DHE DYSHEMEJE PËR MJEDISE TË BRENDSHME DHE TË JASHTME (CG2WA)
ARMOS 1-6MM
STUKO FUGASH ME NGJYRË, PËR PLLAKA MURESH DHE DYSHEMEJE PËR MJEDISE TË BRENDSHME DHE TË JASHTME (CG2WA)

Antipenetruese dhe me punueshmëri të lehtë.

Përshkrimi

Pluhur i gatshëm industrial për fuga (stukim) pllakash qeramike të çdo lloji, përthithëse dhe jopërthithëse, si dhe pllakash/pllakëzash mermeri, për fuga deri në 6 mm. Me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I - 52,5), dhe inerte të përzgjedhura kuarci dhe aditivë, që përmirësojnë ngjitjen dhe punueshmërinë.

Përdorimet

Përdoret për stukim fugash në sipërfaqe vertikale dhe horizontale të mjediseve të brendshme dhe të jashtme. Me shtimin e rrëshirës MP20 përmirësohet edhe më ngjitja, elasticiteti dhe thatësia në hapësira që preken herë pas here nga lagështia dhe paraqesin tkurrje (ngrohje nën dysheme dhe dysheme të jashtme).

Avantazhet

  • Rezistencë e lartë mekanike.
  • Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm.
  • Rezistencë ndaj kohës, lagështisë dhe ngricës.
  • Cilësi e njëtrajtshme.
  • Ngjitje e shkëlqyeshme.
  • Cilësi e pakrahasueshme e lëndëve të para.
  • Shpejtësi dhe lehtësi në vendosje.
  • Nuk ndot dhe pastrohet lehtë.
  • Ofrohet në larmi të madhe ngjyrash.

Mënyra e përdorimit

  • Pastroni sipërfaqen e pllakave dhe të fugave nga materialet e huaja.
  • Në sipërfaqe të thata rekomandohet lagia e fugave përpara vendosjes.
  • Trazoni me trapan xhirosh të ulëta 1 qese 5 kg me 1,0-1,3 kg ujë të pastër, deri sa të krijohet një përzierje e njëtrajtshme.
  • Lëreni përzierjen të qetësohet për 5-10 minuta dhe trazojeni sërish.
  • Montimi i fugave të pllakave kryhet me anë shpatulle gome duke e shtyrë materialin me lëvizje diagonale, derisa fuga të mbushet mirë. Kur fuga të ketë nisur të thahet (zbardhet) në sipërfaqe, duhet kryer spastrimi i tepricës së mbetur me anë të një sfungjeri të njomur.
  • Në fund pastrojeni me leckë të thatë.
  • Montimi i fugave kryhet pas 12 orësh (për mure) dhe 24 orësh (për dysheme) pas ngjitjes së pllakave.
  • Në raste kur kërkohet ngjitja elastike dhe veçanërisht e fortë, mund të shtohet rrëshirë MP 20 në përpjesëtim 0,5 kg MP 20 + 1 kg ujë për qese stukoje fugash 5 kg.
  • 1-1,3 lt ujë për një qese 5 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 13888 (CG2WA)

  • Ngjyra: Në 24 ngjyra sipas katalogut të ngjyrave.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: > 30,0 MPa (EN 12808-3).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: > 5,0 MPa (EN 12808-3).
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 25 ciklesh ngrirjeje-shkrirjeje: > 30,0 MPa (EN 12808-3).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 25 ciklesh ngrirjeje-shkrirjeje: > 5 MPa (EN 12808-3).
  • Tkurrja: ≤ 3 mm/m (EN 12808-4).
  • Përthithja e ujit pas 30 min: ≤ 2 g (EN 12808-5).
  • Përthithja e ujit pas 240 min: ≤ 5 g (EN 12808-5).
  • Gërryerja: ≤ 1000 mm³ (EN 12808-2).
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 60 minuta në 20°C.
  • Koha për korrigjime të vogla: 5-10 minuta.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

Paketimi

  • Në qese plastike 5 kg.
  • Në kuti kartoni 20 kg.
  • Në paleta 960 kg.

Magazinimi

Jetëgjatësia maksimale e ruajtjes në paketim të pahapur dhe mjedis të thatë: 18 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Nevojiten afërsisht 250–700 gr/m² sipas fugës dhe madhësisë (përmasave) të pllakës.

 

Al flag