NGJITËS PLLAKASH - MERMERËSH, STUKO

  • NGJITËS I BARDHË AKRILIK PËR MERMERË DHE GRANITE (C2TE)
KM 100
NGJITËS I BARDHË AKRILIK PËR MERMERË DHE GRANITE (C2TE)

Zgjidhje e sigurt për produkte të çmuara.

Përshkrimi

KM 100 është ngjitës i bardhë, me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I-52,5), e përforcuar me rrëshira polimerike, inerte mermeri të bardhë Dionisi dhe aditivë të posaçëm për të përmirësuar ngjitjen e pllakave të mermerit ose të granitit. Karakterizohet nga EN 12004 si C2TE.

Përdorimet

Zgjidhja e besueshme për profesionistët. Ngjitje të fortë për pllaka mermeri ose granitesh me tipare të veçanta, si p.sh. me bardhësi apo përthithje të lartë, të cilat kërkojnë materiale të avancuara ngjitëse. Përdoret dhe për ngjitjen e pllakave qeramike dhe të përthithjes së ulët, tullave dekorative etj. Produkti këshillohet për çdo nënshtresë të zakonshme, me bazë çimentoje, për dysheme ose mure të hapësirave të brendshme ose të jashtme. Për ngjitjen e pllakave gurësh zhavorri artificial këshillohet që përzierjes t'i shtohet rrëshirë MARMOLINE MP 20.  

Avantazhet

  • Ngjitje e shkëlqyer.
  • Rezistencë e lartë.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Vendosje e lehtë duke shtuar vetëm ujë.
  • Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm.
  • Nuk ka rrëshqitje të pllakave gjatë vendosjes së tyre.
  • Përbërja e saj me bazë çimentoje të bardhë siguron ruajtjen e bardhësisë së mermerëve.
  • Mbron mermerët e bardhë dhe me ngjyra nga njollat, plasaritja dhe ciflosja që shkaktohen nga përthithja e lagështisë nga nënshtresa.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqet të jenë të thata dhe pa pluhura, vajra dhe materiale të kalbura.
  • Nëse nënshtresa është e kalbur apo fërkohet, sugjerohet që sipërfaqja të lyhet me astar akrilik uji MARMOLINE MST 11.
  • Trazoni mirë, me trapan elektrik me xhiro të ulëta, një thes 25 kg me rreth 7 litra ujë të pastër.
  • Lëreni përzierjen të zërë për 5-10 minuta dhe trazojeni sërish.
  • Përhapeni ngjitësin me ndihmën e një shpatulle të përshtatshme të dhëmbëzuar (madhësinë e së cilës duhet ta zgjidhni sipas nënshtresës dhe llojit të pllakës) njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e nënshtresës.
  • Përzierja e shtruar duhet të mbulohet me pllaka brenda 30 minutave pas shtrimit të kolës dhe sidomos përpara se të formohet kore (membranë) në sipërfaqen e saj.
  • Vendosini pllakat duke iu ushtruar trysni dhe nivelojini.
  • Ngjitësi mbetet i punueshëm në enë për 3-4 orë sipas stinës, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit. Kur ngjitësi fillon të mpikset, duhet ta ritrazoni pa shtuar ujë.
  • Vendosja e pllakave mund të bëhet për 24 orë (për dysheme) dhe 12 orë (për mure).
  • 7-7,5 lt ujë për një thes 25 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 12004 (C2TE)

  • Ngjyra: E bardhë.
  • Rezistenca ndaj shqitjes (ΕΝ 1348) - Vlerat mesatare të kontrollit të kualitetit të prodhimit:  Në beton pas 28 ditësh: 1,7 N/mm². / Pas ngrohjes në 70°C: 1,5 N/mm².  / Pas njomjes: 1,5 N/mm². / Pas 25 cikleve ngrirje-shkrirjeje: 1,20 N/mm². 
  • Rrëshqitja (ΕΝ 1308):  < 0,5 mm.
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 30 minuta.
  • Koha e korrigjimeve të vogla: 10 minuta.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

Paketimi

  • Në qese 25 kg.
  • Në paleta 1500kg, 60 thasë letre 25 kg.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

2,5 - 4 kg/m², sipas njëtrajtësisë së sipërfaqes, madhësisë dhe lloji të pllakës.
Al flag