NGJITËS PLLAKASH - MERMERËSH, STUKO

  • NGJITËS I BARDHË PËR PLLAKA (C1T)
UNIVERSAL WHITE
NGJITËS I BARDHË PËR PLLAKA (C1T)

Ngjitje të forta dhe të qëndrueshme.

Përshkrimi

Ngjitës i bardhë me bazë çimentoje të bardhë "Portland", të rezistencës së lartë (I-52,5), inerte mermeri të bardhë Dionisi dhe aditivë të posaçëm për përmirësimin e ngjitjes dhe evitimin e rrëshqitjes në mur. Karakterizohet nga EN 12004 si C1T.

Përdorimet

Zgjidhja për profesionistët. Ngjitje të forta të porcelaneve, të pllakave monopirike dhe të tullave dekoruese, në nënshtresa të zakonshme me bazë çimentoje dyshemeje ose muri, në hapësira të brendshme ose të jashtme. Në rast se vendosja bëhet në pllaka përthithjeje të kufizuar, rekomandohet shtimi në përzierje, gjatë trazimit, i rrëshirës MARMOLINE MP 20.

Avantazhet

  • Rezistenca të mëdha.
  • Ngjitje e fortë.
  • Rezistencë ndaj luhatjeve të temperaturës.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Cilësi e pakrahasueshme e lëndëve të para.
  • Vendosje e lehtë.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Nuk vërehet rrëshqitje e pllakave gjatë vendosjes së tyre.
  • Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqet të jenë të thata dhe pa pluhura, vajra dhe materiale të kalbura.
  • Nëse nënshtresa është e kalbur apo fërkohet, sugjerohet që sipërfaqja të lyhet me astar akrilik uji MARMOLINE MST 11
  • Trazoni mirë, me trapan elektrik me xhiro të ulëta, një thes 25 kg me rreth 6-7 litra ujë të pastër.
  • Lëreni përzierjen të zërë për 5-10 minuta dhe trazojeni sërish
  • Përhapeni ngjitësin me ndihmën e një shpatulle të përshtatshme të dhëmbëzuar (madhësinë e së cilës duhet ta zgjidhni sipas nënshtresës dhe llojit të pllakës) njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e nënshtresës.
  • Përzierja e shtruar duhet të mbulohet me pllaka brenda 20 minutave pas shtrimit të ngjitësit dhe sidomos përpara se të formohet kore (membranë) në sipërfaqen e saj.
  • Vendosini pllakat duke iu ushtruar trysni.
  • Ngjitësi mbetet i punueshëm në enë për 3-4 orë sipas stinës, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit. Kur kola fillon të mpikset, duhet ta ripërzieni pa shtuar ujë.
  • Vendosja e pllakave mund të bëhet për 24 orë (për dysheme) ose 12 orë (për mure).
  • Për raste të vështira vendosjeje këshillohet shtimi i 1-3 kg rrëshire përforcuese MARMOLINE MP20 në 25 kg kole.
  • 6,5-7 lt ujë për një thes 25 kg

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 12004 (C1T)

  • Ngjyra: E bardhë.
  • Rezistenca ndaj shqitjes (EN 1348) - Vlerat mesatare të kontrollit të kualitetit të prodhimit:  Në beton pas 28 ditësh: 1,1 Ν/mm².  / Pas ngrohjes në 70°C: 0,8 Ν/mm².  / Pas njomjes: 1,0 Ν/mm². / Pas 25 cikleve ngrirje-shkrirjeje: 0,8 Ν/mm². 
  • Rrëshqitja (EN 1308):  < 0,5 mm. 
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 20 - 25 minuta.
  • Koha e korrigjimeve të vogla: 10 minuta.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

Paketimi

  • Thasë 25 kg. Paletë 1500 kg (60 thasë).
  • Qese plastike 5 kg. Paletë 960 kg (48 kuti kartoni me 20 kg).

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

2,5 - 4 kg/m², sipas njëtrajtësisë së sipërfaqes, madhësisë dhe lloji të pllakës.
Al flag