NGJITËS PLLAKASH - MERMERËSH, STUKO

  • LLAÇ I BARDHË PËR MERMERË DHE GRANITE
LM 400
LLAÇ I BARDHË PËR MERMERË DHE GRANITE

Material modern me formë tradicionale përdorimi.

Përshkrimi

Llaç i gatshëm industrial, me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I-52,5), inerte mermeri të bardhë Dionisi dhe aditivë të posaçëm për të përmirësuar ngjitjen e pllakave të mermerit dhe të granitit në sipërfaqe të vështira. Mund të përdoret gjithashtu për pllaka Karisti, trotuari etj.

Përdorimet

Zgjidhja e besueshme për profesionistët që kërkojnë ngjitje të fortë të pllakave të mermerit dhe të granitit në dysheme. LM 400 siguron mbrojtjen maksimale të mundshme të mermerëve të bardhë ose me ngjyra nga njollat që vijnë nga nënshtresa. Shtimi i rrëshirës MARMOLINE MP 20 ofron rezistencë të mëtejshme dhe elasticitet ngjitjeje të pllakës së mermerit në nënshtresë.

Avantazhet

  • Produkt unik për vendosjen e mermerëve.
  • Ngjitje e shkëlqyer.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Vendosje e lehtë duke shtuar vetëm ujë.
  • Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm.
  • Përbërja me bazë çimentoje të bardhë siguron ruajtjen e ngjyrës së mermerëve dhe i mbron nga plasaritja dhe ciflosja.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni dhe përgatisni sipërfaqen e vendosjes.
  • Trazojeni me anë betoniere ose makinerie të posaçme D-20/Flotti me sasinë e nevojshme të ujit, derisa të arrihet përzierje e njëtrajtshme pa toptha. Me përdorimin e makinerisë njëfazore FLOTTI (mikser) që disponon kompania, ulet kostoja e vendosjes.
  • MARMOLINE LM 400 vendoset njësoj si materialet e zakonshme.
  • Për mermerë me probleme ngjitjeje rekomandohet që pllaka e mermerit të lyhet përpara me kolën KM 100.
  • Rekomandohet shtimi i rrëshirës ΜARMOLINE MP 20 në raport 50% në ujin e përzierjes së llaçit, si dhe mermeri dhe granitet të lahen mirë përpara se të vendosjen në llaç të pastër çimentoje MARMOLINE (GB 30 - GTL 30 - FLOW 200 - FLOW SL 500).
  • Mermerët duhet të vendosen brenda 10 minutave dhe përpara se të filloje korezimi i sipërfaqes së llaçit.
  • Kujdes i veçantë duhet bërë në rastin e mermerëve të bardhë, në mënyrë që të mos krijohen njolla nga uji i papastër i përzierjes, apo drunj, vajra, kafe, bishta cigaresh etj. në nënshtresë.
  • Në shkallët e jashtme dhe oborre duhet të evitohet përdorimi i tullave mbrapa apo nën mermerë, pasi me kalimin e kohës dhe nën ndikimin e lagështisë, ngjyra e tullës mund t'i kalojë mermerit.
  • 5-6 lt ujë për një thes 40 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 998-2: 2016

  • Ngjyra: E bardhë.
  • Madhësia e kokrrizës: 3 mm.
  • Pesha e posaçme e llaçit të njomë: 1800 kg/m³.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: > 15,0 N/mm²  (ΕΝ 1015–11).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: > 2,0 N/mm². (ΕΝ 1015–11).
  • Forca ngjitëse: 0,4 MPa
  • Temperatura e punës midis 5°C dhe 35°C.

Paketimi

  • Në qese 40kg.
  • Në paleta 1400kg, 35 thasë letre 40 kg.
  • Në thasë të mëdhenj 1000 kg.
  • Hidhet në silo me kapacitet 12-18-22 m³.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

15-16 kg/m², për shtresë llaçi me trashësi 1 cm.
Al flag