NGJITËS PLLAKASH - MERMERËSH, STUKO

  • ASTAR KUARCI PËR ADEZIVITET
PRO CONTACT
ASTAR KUARCI PËR ADEZIVITET

Zbatim i gjerë, ngjitje të sigurta.

Përshkrimi

Astar i posaçëm industrial, i gatshëm për përdorim, me përbërje të specifike, me rrëshira sintetike dhe inerte kuarci me kokërtrashësie të përzgjedhur i cili krijon ngjitje të shkëlqyer në nënshtresa jo të zakonshme, të cilat kanë sipërfaqe të lëmuar ose përthithje të ulët.

Përdorimet

Përdoret si astar ngjitjeje në sipërfaqe të lëmuara dhe jopërthithëse, si betone sipërfaqësore, mozaikë, shtresa të vjetra mermeri, sipërfaqe muraturash të lyera të cilat duhet të suvatohen. Në sipërfaqe muresh, me përdorimin e tij sigurohet ngjitje e shkëlqyer e suvasë që do të vijojë. Gjithashtu është nënshtresë e shkëlqyer (lidhje) në sipërfaqe dyshemesh me përthithje të ulët për mbushjen e dyshemeve dhe ngjitjen e pllakave.

Avantazhet

  • I gatshëm për përdorim.
  • Rezistencë në mjedis alkalin.
  • Zbatim i lehtë me vegla të thjeshta.
  • Me inertet e kuarcit që përmban, përmirëson ngjitjen e sipërfaqes dhe funksionon si lidhje për llaçin që do të zbatohet mbi të.
  • Funksion si spruco në nënshtresat e vështira.

Mënyra e përdorimit

  • Sipërfaqja duhet të jetë e thatë dhe pa pluhura, materiale të kalbura, yndyrna etj.
  • Nevojitet trazim i mirë përpara përdorimit.
  • Zbatohet me rul.
  • Nuk këshillohet përdorimi në kushte ekstreme ngrice apo të nxehti (temperatura e preferuar e mjedisit gjatë zbatimit): +5°C deri në +35°C). 

Standardet

  • Ngjyra: E kuqe.
  • Dendësia: 1,35 kg/lt.
  • Koha e tharjes: 1-2 orë.

Paketimi

  • Në enë plastike 5 dhe 20 kg.
  • Në paleta 320 kg, 16 enë 20 kg.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Nevojiten rreth 300-400 gr/m² sipas llojit të nënshtresës.
Al flag