NGJITËS PLLAKASH - MERMERËSH, STUKO

  • NGJITËS ELASTIK i CILËSISË SË LARTË (S2) PËR PLLAKA TË ÇDO LLOJI (C2TES2)
FLEX 3000
NGJITËS ELASTIK i CILËSISË SË LARTË (S2) PËR PLLAKA TË ÇDO LLOJI (C2TES2)

Ngjitje e pashkulshme për çdo material, për çdo përdorim.

Përshkrimi

Ngjitës i bardhë, elastik, i fuqishëm, për përdorime të posaçme, baze çimento të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I- 52,5), me inerte mermeri të bardhë të Dionisit dhe aditivë të posaçëm për përmirësimin e ngjitjes së pllakave në sipërfaqe të vështira dhe jopërthithëse, ku nevojitet ngjitje elastike dhe e fortë me rezistencë ndaj lëkundjeve dhe bymimeve-tkurrjeve të shpeshta. Veçanërisht rezistente ndaj mjedisit me lagështi, i reziston ngricës. Karakterizohet nga EN 12004 si C2TES2.

Përdorimet

Për ngjitje veçanërisht të forta pllakash të çdo lloji, në çfarëdo nënshtrese në dysheme dhe në mure, në mjedise të brendshme dhe të jashtme. Ofron zgjidhje të besueshme për profesionistët. Përdoret me rezultate të shkëlqyeshme në pllaka qeramike, pllaka mermeri dhe graniti. Gjithashtu këshillohet për vendosjen e pllakave në sipërfaqe të vështira, si p.sh.:  dysheme me ngrohje (sistem ngrohjeje i integruar në dysheme), xhakuzi, hamame, pishina. Për vendosje në kartonxhes duhet të lyhet më parë me astar akrilik uji MARMOLINE MST 11. Për vendosje në mozaikë, mermerë ose pllaka të vjetra, duhet të bëhet më parë lyerje e sipërfaqes me astar ngjitës zhavorri MARMOLINE PRO CONTACT.

Avantazhet

  • Ngjitje veçanërisht të forta me karakteristika elastike.
  • Nuk vërehet rrëshqitje e pllakave gjatë vendosjes.
  • Rezistencë e lartë ndaj luhatjeve të temperaturës dhe lagështisë.
  • Cilësi e pakrahasueshme e lëndëve të para.
  • Lehtësi në vendosje.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqet të jenë të thata dhe pa pluhura, vajra dhe materiale të kalbura.
  • Nëse nënshtresa është e kalbur apo fërkohet, sugjerohet që sipërfaqja të lyhet me astar akrilik uji MARMOLINE MST 11.
  • Trazoni mirë, me trapan elektrik me xhiro të ulëta, një thes 25 kg me rreth 7 litra ujë të pastër.
  • Lëreni përzierjen të zërë për 5-10 minuta dhe trazojeni sërish.
  • Përhapeni ngjitësin me ndihmën e një shpatulle të përshtatshme të dhëmbëzuar (madhësinë e së cilës duhet ta zgjidhni sipas nënshtresës dhe llojit të pllakës) njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e nënshtresës.
  • Përzierja e shtruar duhet të mbulohet me pllaka brenda 30 minutave pas shtrimit të kolës dhe sidomos përpara se të formohet kore (membranë) në sipërfaqen e saj.
  • Vendosini pllakat duke iu ushtruar trysni.
  • Ngjitësi mbetet i punueshëm në enë për 3-4 orë, sipas stinës, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit. Kur kola fillon të mpikset, duhet ta ripërzieni pa shtuar ujë.
  • Vendosja e pllakave mund të bëhet për 24 orë (për dysheme) dhe 12 orë (për mure).
  • 7,0 lt ujë për një thes 25 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 12004 (C2TES2) 

  • Ngjyra: E bardhë.
  • Rezistenca ndaj shqitjes (ΕΝ 1348) - Vlerat mesatare të kontrollit të kualitetit të prodhimit:   Në beton pas 28 ditësh: 2,4 N/mm². / Pas ngrohjes në 70°C: 2,1 N/mm². / Pas njomjes: 1,7 N/mm². / Pas 25 cikleve ngrirje-shkrirjeje: 1,5 N/mm².
  • Rrëshqitja (ΕΝ 1308): < 0,5 mm.
  • Deformimi tërthor (ΕΝ 12002): >5 mm (S2).
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 30 - 40 minuta.
  • Koha e korrigjimeve të vogla: 10 minuta.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

Paketimi

Në thasë 25 kg - Në paleta 1500 kg, 60 thasë letre 25 kg.

Në qese 5 kg - Në paleta 960 kg, 48 arka 20 kg.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

2,5 - 4 kg/m², sipas njëtrajtësisë së sipërfaqes, madhësisë dhe lloji të pllakës.
Al flag