TERMOIZOLUES, UJËLARGUES, HIDROIZOLUES

  • ASTAR AKRILIK UJI
MST 11
ASTAR AKRILIK UJI

Astar i lehtë, i shpejtë, i fortë, për çdo rast.

Përshkrimi

Astar akrilik i tejdukshëm uji, për përgatitjen e sipërfaqeve përpara lyerjes. Ndryshon konsiderueshëm nga astarët e zakonshëm, pasi grimcat e rrëshirës janë dhjetë herë më të vogla, me rezultat që të depërtojë thellë brenda në sipërfaqen e nënshtresës duke krijuar një ngërthim më të mirë.

Përdorimet

Mund të përdoret në sipërfaqe të brendshme dhe të jashtme, të cilat janë përthithëse dhe krijon ngjitje më të mirë të shtresës vijuese të suvasë ose të bojës me nënshtresën, duke penguar plasaritjen. Vendoset në sipërfaqe të vjetra ose të reja, si p.sh.: suva, mure të patinuara betoni. Përforcon dhe stabilizon sipërfaqet poroze që do të lyhen me bojë plastike ose akrilike. Për shkak të uljes së përthithjes së nënshtresës përmirësohet koha e nevojshme e lyerjes dhe rritet mbulueshmëria e bojës. Përdoret gjithashtu si astar në sipërfaqet që do të mantelohen me suva me ngjyrë, në mënyrë që të ulet përthithja e nënshtresës dhe suvaja me ngjyrë të thahet në mënyrë të njëtrajtshëme.

Avantazhet

  • Është pa aromë.
  • Nuk përmban tretës organikë.
  • Është i sigurt dhe i këndshëm në punim.
  • Thahet dhe rilyhet shpejt.
  • Ofron rikuperim më të shpejtë të hapësirës që u lye.
  • Ka frymëmarrje, pasi krijon një membranë me pore të vogla.
  • Ka depërtueshmëri të lartë.

Mënyra e përdorimit

  • Trazojeni përpara përdorimit.
  • Rrallojeni me ujë, 30%-100%, sipas përthithjes së sipërfaqes së punës. Në sipërfaqe veçanërisht përthithëse, hollimi i sugjeruar është 30%-50% me ujë.
  • Zbatohet me rul ose penel.
  • Temperatura e zbatimit:  +5°C deri në +35°C.

Standardet

Direktiva evropiane ETAG 004 (si pjesë e sistemit të certifikuar të termoizolimit të jashtëm MARMOLINE MONOSIS).

Paketimi

  • Në bidonë plastikë 5 kg, 10 kg dhe 20 kg.
  • Në paleta prej 300 kg, 60 bidonë prej 5 kg.
  • Në paleta prej 480 kg, 40 bidonë prej 10 kg.
  • Në paleta prej 480 kg, 24 bidonë prej 20 kg.

Magazinimi

Të ruhet në vend me strehë dhe në temperatura midis +5°C deri në +30°C.

Konsumi

Rreth 1 kg për 10 deri në 15 m², sipas përthithjes së sipërfaqes së punës.

Al flag