TERMOIZOLUES, UJËLARGUES, HIDROIZOLUES

  • SUVA PASTORE RRËSHINORE ME NGJYRË
  • SUVA PASTORE RRËSHINORE ME NGJYRË
  • SUVA PASTORE RRËSHINORE ME NGJYRË
  • SUVA PASTORE RRËSHINORE ME NGJYRË
SVR
SUVA PASTORE RRËSHINORE ME NGJYRË

Mbulim elastik, dekorim, antipenetrim.

Përshkrimi

Suva rrëshinore, e bardhë ose me ngjyrë, e gatshme për përdorim, në formë paste. Ofrohet në madhësi të ndryshme kokrrize inertesh me granulometri të posaçme të cilësisë maksimale. Sipas rezultatit dhe madhësisë së dëshiruar të kokrrizës, përftohet sipërfaqe e lëmuar ose e ashpër përfundimtare.

Përdorimet

Përdoret si veshje përfundimtare mbi pllaka termoizoluese të sistemit të certifikuar ETICS MARMOLINE MONOSIS, ose të tjera ETICS, dhe në sipërfaqe të vjetra dhe të reja ndërtesash, të përgatitura siç duhet. Është ideale për përdorim në sipërfaqe betoni sipërfaqësor, suva shtrimi përfundimtar, sipërfaqe të vjetra me bojë, pllaka çimentoje, kartonxhes. Për shkak të elasticitetit të madh që ka, ndreq problemet e mundshme në sipërfaqet e mureve, (plasaritje të fijezuara) që mund të hasen në ndërtesat e vjetra dhe nuk lejon më shfaqjen e tyre.

Avantazhet

  • Nuk përmban çimento.
  • Ka elasticitet.
  • Nuk plasaritet.
  • Rezistencë e lartë.
  • Ngjitje e shkëlqyer në çfarëdo sipërfaqeje.
  • Mundësi frymëmarrjeje.
  • Ujëduruese.
  • Dekoruese.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Lehtësi vendosjeje (gati për përdorim).
  • Shpejtësi - Pastërti.
  • Cilësie e pakrahasueshme e lëndëve të para.
  • Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm.

 

Ngjyrosje

Ngjyrosni  suvanë SVR me sistemin inovativ të ngjyrosjes SVR COOL FAÇADE! Ky është një sistem ngjyrosës i krijuar posaçërisht për të siguruar reflektim të lartë në zonën infra të kuqe të spektrit të rrezatimit diellor (700-2500nm) edhe në hije të errëta. Duke zgjedhur sistemin të ngjyrosjes SVR COOL FAÇADE, reflektimi i suvasë SVR rritet, i cili nga ana tjetër ofron një rritje të konsiderueshme në jetëgjatësinë e Sistemit të Izolimit të Terminalit të Jashtëm MARMOLINE MONOSIS.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni dhe përgatisni sipërfaqen e vendosjes.
  • Vendosni një ose dy duar astar MST 11 përpara se të vendosni SVR.
  • Vendosja e pigmentit rrëshinor MARMOLINE SVR 1 - 1,5 - 2 - 3 mm mund të bëhet pas kalimit të së paku 7-10 ditëve nga vendosja e kolës-pigment FK 202, sipas udhëzimeve të sistemit MARMOLINE MONOSIS.
  • Trazojeni mirë pigmentin që të njëtrajtësohet.
  • Vendoseni njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen me shpatull të posaçme, dhe pa pritur shtrojeni në mënyrë të atillë që shtresa të ketë madhësinë e kokrrizës së suvasë.
  • Në vijim, menjëherë apo më vonë, por brenda pak minutave dhe kur pigmenti sapo të ketë filluar të zërë (bëni kujdes gjatë muajve të verës), fërkojeni me përdaf të posaçëm plastik apo me shpatull metalike, sipas rezultatit të dëshiruar. Kur përdorni SVR 3mm, sugjerohet të kryeni lëvizje vertikale për rezultatet më të mira.

Standardet

Direktiva evropiane ETAG 004 (si pjesë e sistemit të certifikuar të termoizolimit të jashtëm MARMOLINE MONOSIS) & EN 15824
  • Madhësia e kokrrizës: 1 mm - 1.5 mm -  2 mm - 3 mm.
  • Pesha e posaçme e llaçit të njomë: SVR 1mm, 1700-2000 kg/m³.  SVR 1,5mm, 1850-2150kg/m³.  SVR 2mm, 2100-2500 kg/m³.  SVR 3mm, 2300-2900 kg/m³.
  • Reagimi ndaj zjarrit (ΕΝ 13501 - 1):  A2-s2,d0. 
  • Rezistenca ndaj përplasjes (ETAG 004): kategoria II.
  • Thithja e ujit (ΕΝ 1062 - 3): kategoria W3. 
  • Përshkueshmëria e avujve të ujit (ΕΝ ISO 7783 - 2): kategoria V1.
  • Ngjitja (ΕΝ 1542): >0,8 MPa.
  • Përçueshmëria termike (ΕΝ 1745): SVR 1 & 1,5mm: (λ10,dry) = 0,83 W/mK  -  SVR 2 & 3 mm: (λ10,dry) = 1,17 W/mK (tab. vlera mesatare; P= 50%).
  • Temperatura e vendosjes: +5ºC deri në +35°C.

Paketimi

  • Në pigmente dhe madhësi të ndryshme kokrrize sipas katalogut të ngjyrave.
  • Në enë plastike 20 kg.
  • Në paleta 660 kg, 33 enë plastike.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit. Duhet të ruhet nga ngrica.

Konsumi

• SVR 1mm (1,8 - 2,0 kg/m²).

• SVR 1,5mm (2,0 - 2,3 kg/ m²).

• SVR 2 mm(2,5 - 3,0 kg/ m²).

• SVR 3 mm(3,0 - 3,5 kg/ m²).

Al flag