TERMOIZOLUES, UJËLARGUES, HIDROIZOLUES

  • NGJITËS RRËSHINOR I PERFORCUAR, ELASTIK, PËR PLLAKA (C2TES1)
FLEX 2000
NGJITËS RRËSHINOR I PERFORCUAR, ELASTIK, PËR PLLAKA (C2TES1)
Ngjitje e fortë për gjithë jetën.

Përshkrimi

Ngjitës i bardhë baze çimetore, pllakash të çdo lloji, me bazë çimento të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I -52,5), i përforcuar me rrëshira polimeresh, inerte të përzgjedhura mermer të bardhë Dionisi dhe aditivë të posaçëm për përmirësimin e ngjitjes së pllakave në sipërfaqe të vështira dhe jopërthithëse, ku nevojitet ngjitje elastike dhe e fortë. Është faktuar veçanërisht rezistent në mjedise me lagështirë dhe me rezistencë të lartë ndaj ngricave. Karakterizohet nga EN 12004 si C2TES1.

Përdorimet

Ngjitje të forta pllakash të çdo lloji, si p.sh.: qeramike, porcelanato, pllaka përthithjeje të ulët ose zero, mermeri dhe graniti, produktesh qelqi, çips, pllaka Karystosi dhe materialesh të tjera natyrore. 
Vendosja në çdo nënshtresë suvaje, betoni, porobetoni në dysheme ose mur, ambienti të brendshëm ose të jashtëm, edhe në dysheme me sistem ngrohës, xhakuzi, hamam, pishina. Për vendosje në kartonxhes duhet të lyhet më parë me astar akrilik uji MARMOLINE MST 11. Për vendosje në mozaikë, mermerë ose pllaka të vjetra, duhet të bëhet më parë lyerje e sipërfaqes me astar ngjitës MARMOLINE PRO CONTACT.

Avantazhet

  • Ngjitje veçanërisht të forta me karakteristika elastike.
  • Nuk vërehet rrëshqitje e pllakave gjatë vendosjes.
  • Rezistencë e lartë ndaj luhatjeve të temperaturës (nxehtë-ftohtë) dhe lagështisë.
  • Cilësi e pakrahasueshme e lëndëve të para.
  • Lehtësi vendosjeje.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqet të jenë të thata dhe pa pluhura, vajra dhe materiale të kalbura.
  • Nëse nënshtresa është e kalbur apo fërkohet, sugjerohet që sipërfaqja të lyhet me astar akrilik uji MARMOLINE MST 11.
  • Trazoni mirë, me trapan elektrik me xhiro të ulët, një thes 25 kg me rreth 7 litra ujë të pastër.
  • Lëreni përzierjen të zërë për 5-10 minuta dhe trazojeni sërish.
  • Përhapeni ngjitësin me ndihmën e një shpatulle të përshtatshme të dhëmbëzuar (madhësinë e së cilës duhet ta zgjidhni sipas nënshtresës dhe llojit të pllakës) njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e nënshtresës.
  • Përzierja e shtruar duhet të mbulohet me pllaka brenda 30 minutave pas shtrimit të kolës dhe sidomos përpara se të formohet kore (membranë) në sipërfaqen e saj.
  • Vendosini pllakat duke iu ushtruar trysni.
  • Ngjitësi mbetet i punueshëm në enë për 3-4 orë sipas stinës, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit. Kur kola fillon të mpikset, duhet ta ripërzieni pa shtuar ujë.
  • Vendosja e pllakave mund të bëhet për 24 orë (për dysheme) dhe 12 orë (për mure).
  • 7,0 lt ujë për një thes 25 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 12004 (C2TES1)

  • Ngjyra: I bardhë.
  • Rezistenca ndaj shqitjes (ΕΝ 1348) - Vlerat mesatare të kontrollit të kualitetit të prodhimit:  Në beton pas 28 ditësh: 1,8 Ν/mm²  / Pas ngrohjes në 70°C: 1,6 Ν/mm². / Pas njomjes: 1,6 Ν/mm². / Pas 25 cikleve ngrirje-shkrirjeje: 1,3 Ν/mm².
  • Rrëshqitja (ΕΝ 1308): < 0,5 mm. 
  • Deformimi tërthor (ΕΝ 12002): 4,0 mm (S1).
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 30 - 40 minuta.
  • Koha e korrigjimeve të vogla: 10 minuta.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

Paketimi

  • Thasë 25 kg. Paletë 1500 kg (60 thasë).
  • Qese plastike 5 kg. Paletë 960 kg (48 kuti kartoni me 20 kg).

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

2,5 - 4 kg/m², sipas njëtrajtësisë së sipërfaqes, madhësisë dhe lloji të pllakës.
Al flag