TERMOIZOLUES, UJËLARGUES, HIDROIZOLUES

  • BOJË TRADICIONALE, E EVOLUAR, GËLQEREJE
BYZANTINO
BOJË TRADICIONALE, E EVOLUAR, GËLQEREJE

Nuanc tradicionale.

Përshkrimi

Bojë natyrale me bazë gëlqereje të vjetruar, të shuar, me karakteristika të jashtëzakonshme kundër mykut, për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.  

Përdorimet

Mund të përdoret në çfarëdo sipërfaqeje të re, të palyer, poroze muri. Nuk është e përshtatshme për sipërfaqe në të cilat është përdorur akrilik apo material tjetër duke i bërë joporoze/të padepërtueshme (p.sh. bojëra plastike, bojë vaji ...). Ofrohet në ngjyrë të bardhë ose në larmi ngjyrash, sipas katalogut të posaçëm.

Avantazhet

  • Frymëmarrje e sipërfaqes.
  • Nuk lejon zhvillimin e mykut dhe kërpudhave.
  • Adezivitet shumë i fortë.
  • Ngjyrime të veçanta dhe luhatje në ngjyrë që e bëjnë sipërfaqen të duket më natyrale.
  • Jetëgjatësi e madhe.

Mënyra e përdorimit

  • Përdorni domosdoshmërishtë doreza dhe syze mbrojtëse.
  • Trazojeni mirë materialin përpara përdorimit.
  • Produkti vendoset siç është, ose dhe i holluar deri në masë 10% me ujë.
  • Zbatimi mund të kryhet me furçë ose rul, sipas rezultatin të dëshiruar.
  • Këshillohet vendosja e dy a më shumë duarve me ngjyrime të ndryshme, për krijimin e efektit të patinimit dhe të murit të vjetruar.
  • Sugjerohet të filloni nga ngjyrat e errëta dhe të përfundoni tek ato më të çelëta.
  • Midis duarve duhet të prisni së paku 12 orë, sipas kushteve të mjedisit.
  • Për mbrojtje më të mirë të sipërfaqes përfundimtare, mund të përdoret verniku i dyllit të posaçëm VELVET WAX.

Standardet

Udhëzimet e sigurisë:

Të ruhet larg fëmijëve. - Evitoni kontaktin me lëkurën, pasi shkakton irritim të lëkurës. - Evitoni kontaktin me sytë, pasi shkakton dëme të rënda te sytë. - Në rast kontakti me lëkurën, lajeni me sapun dhe ujë (mos përdorni tretës). - Në rast kontakti me sytë, shpëlajini me ujë të bollshëm për shumë minuta. Nëse mbani lente kontakti, hiqini, nëse keni mundësi. Vazhdoni t'i shpëlani dhe kërkoni këshillën e mjekut. - Mos e derdhni përmbajtjen nëpër kanalizime apo burime uji. - Administrojini me përgjegjësi enët e zbrazura dhe sipas legjislacionit në fuqi. - Mos i përdorni enët e zbrazura për ruajtje ushqimesh. - Shihni fletën e të dhënave të sigurisë të produktit.

Paketimi

Ofrohet në enë 10-litërshe.

Magazinimi

Ruajeni produktin në vend me hije dhe evitoni ekspozimin e tij ndaj temperaturave shumë të larta apo ndaj ngricës (temperatura optimale e magazinimit +5°C deri në +35°C). Kohëzgjatja maksimale e ruajtjes në paketim të pahapur: 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Rreth 12–14 m²/lt për çdo dorë, sipas nënshtresës.

Al flag