TERMOIZOLUES, UJËLARGUES, HIDROIZOLUES

  • PLUHUR TERMOIZOLUES, I LEHTË, PËR DYSHEME 5 – 20 cm
GTL 30
PLUHUR TERMOIZOLUES, I LEHTË, PËR DYSHEME 5 – 20 cm
Mbushje të lehta dhe termoizoluese - nivelim dyshemesh.

Përshkrimi

Pluhur i gatshëm industrial me bazë çimentoje gri "Portland", inerte të graduara nga mermer i Dionisit dhe aditivë të posaçëm për përmirësimin e ngjitjes në sipërfaqe të vështira dhe përmirësimin e veçorive rrjedhëse, dhe kokrriza polistireni (shkumë deti) që ofrojnë termoizolim dhe ulin peshën. Nuk përmban gëlqere. Nevojitet përzierje vetëm me ujë. Kështu minimizohet koha e përgatitjes së materialit dhe rritet shpejtësia e vendosjes.

Përdorimet

Përdoret për mbushjen, nivelimin dhe pedencat e dyshemeve, duke dhënë një sipërfaqe të gatshme përfundimtare për vendosjen e pllakave qeramike, mermerëve ose graniteve. I përshtatshëm për përdorim në hapësira të brendshme dhe të jashtme (ballkone, dhoma, tarraca etj.). Nuk plasaritet dhe nuk ndikon tubacionet. Ofron termoizolim të rëndësishëm, dhe falë peshës më të ulët mund të përdoret në raste kur kërkohen trashësi të mëdha mbushjeje. Trashësia minimale e rekomanduar e vendosjes është 5 centimetra. Nuk këshillohet për hapësira përdorimi industrial (p.sh. magazina), parkinge dhe në përgjithësi ku ka mundësi të ketë ngarkesa të mëdha dhe tendosje të larta.

Avantazhet

  • I lehtë.
  • Termoizolues.
  • Ngjitje e përsosur.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Eviton plasaritjet.
  • Sipërfaqe e përsosur fundore.
  • Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm.
  • Lehtësi përdorimi.
  • Punueshmëri e lartë.
  • Shpejtësi vendosjeje.
  • Cilësi e qëndrueshme.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqja të jetë e pastë dhe pa materiale të kalbura.
  • Përzieni mirë, me dorë ose në betonierë, një thes me sasinë e duhur të ujit. Procesi thjeshtohet nëse përdorni makineri të posaçme që disponon kompania.
  • Sasia e ujit që hidhet është sipas rrjedhshmërisë që kërkoni të arrini.
  • Nëse dëshironi të krijoni shpate, uleni sasinë e ujit.
  • Përhapeni baltën dhe shtrojeni me ndihmën e një traverse në formë "T".
  • Shtroni çdo dhomë veç e veç, duke vendosur listela druri me trashësi 1 cm te dyert.
  • Në vijim hiqini listelat dhe fugat që krijohet nuk duhet të mbushet.
  • Këshillohet krijimi i fugave zgjeruese për çdo 20 m² sipërfaqe.
  • Mund të shkelni në sipërfaqet e saposhtruara pas 12 orësh, dhe të vendosni pllaka apo mermerë pas 48 orësh, pasi sipërfaqja të jetë tharë mirë.
  • Uji për përzierje: 5 - 6 lt ujë për një thes 30 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 13813 (CT-C5-F1)
  • Madhësia e kokrrizës: 3 mm.
  • Dendësia e dukshme e pluhurit të thatë: 1250 kg/m³.
  • Pesha e posaçme e llaçit të njomë: 1600 kg/m³.
  • Koeficienti i përçueshmërisë termike  λ0,482  W.m⁻¹.K⁻¹
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: >5,0 MPa.  (ΕΝ 13892–2).
  •  Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: >1,5 MPa. (ΕΝ 13892–2).
  • Temperatura e vendosjes: 5°C deri në 35°C.

Paketimi

  • Në thasë 30 kg.
  • Në paleta 1350 kg, 45 thasë letre 30 kg.
  • Hidhet në silo me kapacitet 12-18-22 m³.

Magazinimi

Jetëgjatësia maksimale e ruajtjes në paketim të pahapur dhe mjedis të thatë: 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Rreth 12 kg llaç i thatë për metër katror, për trashësi 1 cm.
Al flag