KOMPANIA
Në NORDIA A.E. - ΜARMOLINE punojmë me sistem të certifikuar menaxhimi të cilësisë ISO 9001 që mbulon të gjitha fazat e prodhimit, të kontrollit të cilësisë, të shitjes dhe të shërbimit pas shitjes. Disponojmë laborator kërkim-zhvillimi dhe kontrolli të cilësisë, të pajisur me makineri moderne kontrolli dhe me staf me arsim ideal dhe me përvojë të lartë teknike.
Përdorim lëndët e para (materiale inerte, çimento, gëlqere, metilcelulozë të modifikuar, rrëshira shpërhapëse dhe aditivë të tjerë kimikë) të cilësisë së lartë dhe të certifikuar, nga prodhuesit/furnizuesit kryesorë në Greqi dhe jashtë.
Të gjitha produktet tonat ndjekin rregullat, direktivat dhe modelet evropiane në fuqi. Përmendim shkurtimisht:
- ΕΝ 998 -1: 2011. Specifikimi i llaçrave për mure - Pjesa 1: Veshje të jashtme dhe të brendshme.
- ΕΝ 15824: 2009. Specifikimet për veshje të jashtme dhe të brendshme me bazë bashkuesit organikë.
- ΕΝ 998 - 2: 2011. Specifikimi i llaçrave për mure - Pjesa 2: Llaç për mure.
- ΕΝ 12004: 2007. Kolë për pllaka - Kërkesat, vlerësimi i pajtueshmërisë, kategorizimi dhe karakterizimi.
- ΕΝ 13888: 2009. Bashkues (kola) pllakash - Kërkesat, vlerësimi i pajtueshmërisë, kategorizimi dhe karakterizimi.
- ΕΝ 13813: 2002. Material veshjeje dhe çimento dyshemesh - Material veshjeje - Karakteristikat dhe kërkesat.
- ΕΝ 1504 - 2: 2004. Produkte dhe sisteme për mbrojtjen dhe riparimin e ndërtimeve prej betoni - Kufizimet, kërkesat, kontrolli i cilësisë dhe vlerësimi i pajtueshmërisë - Pjesa 2: Sisteme mbrojtjeje të sipërfaqeve të betonit.
- ΕΝ 1504 - 3: 2004. Produkte dhe sisteme për mbrojtjen dhe riparimin e ndërtimeve prej betoni - Kufizimet, kërkesat, kontrolli i cilësisë dhe vlerësimi i pajtueshmërisë - Pjesa 3: Riparim të pjesëve me dhe pa elemente.
- ΕΝ 1504 - 6: 2006. Produkte dhe sisteme për mbrojtjen dhe riparimin e ndërtimeve prej betoni - Kufizimet, kërkesat, kontrolli i cilësisë dhe vlerësimi i pajtueshmërisë - Pjesa 6: Ngërthime shufrash plumbi armature.
- ETAG 004: 2011. Direktiva për miratimin teknik evropian të sistemeve të termoizolimit të jashtëm (ETICS).
etj.
Të gjitha fletët e të dhënave teknike të produkteve janë në dispozicion të çdo të interesuari dhe mund të kërkohen në faqen e kompanisë në internet www.marmoline.gr/al ose nga përfaqësuesit tanë tregtarë. Deklaratat e performancës janë në dispozicion të të interesuarve, si rregull nga departamenti tregtar i kompanisë dhe nga përfaqësuesit tanë tregtarë.
Ne garantojmë cilësinë e të gjitha produkteve tona, sipas specifikimeve të tyre teknike, ashtu siç përcaktohen në deklaratat përkatëse të performancës (në përputhje me rregulloren 305/2011) ose/dhe në fletët e të dhënave teknike. Por kjo garanci mbulon rreptësisht dhe vetëm produktin që ofrohet për përdorim dhe jo vendosjen e tij apo rezultatin përfundimtar, të cilat varen në shkallë të lartë nga përvoja dhe cilësia e punës së secilit përdorues, si dhe nga kushtet përkatëse të përdorimit.
Cilësia e vendosjes së produkteve është nën kujdesin themelor të NORDIA A.E. - MARMOLINE dhe të bashkëpunëtorëve tanë. Për këtë arsye organizojmë seminare dhe ekspozita për vendosjen e produkteve, së bashku me bashkëpunëtorët tanë në të gjithë Greqinë. Gjithashtu ofrojmë mbështetje teknike/telefonike dhe këshilla për zgjedhjen e drejtë dhe vendosjen ideale të produkteve tona, në telefonat e kontaktit të kompanisë.