MAKINERI / SILO
Përshkrimi
Silo (vëllimi 18 ose 22 m³), me makineri të vendosur trazimi apo hedhje m - tec SMP. Përzierja e rrjedhshme e prodhuar transferohet nëpërmjet tubave në terrenin e kantjerit, kur dhe hidhet në sipërfaqet që do të suvatohen. Karakteristika kryesore e makinerisë është trazimi dysh. Bëhet në dy ndarje të veçuara trazimi që garantojnë përzierje të njëtrajtshme të të gjitha llojeve të llaçrave.
Me shtimin e një trazuesi të posaçëm përdoret edhe për mbushjen e dyshemeve.
Përdorimet
- Suva: për sprucim, për shtresën bazë, për suvat me një shtres, hidroizolues, suvat antipenetruese, termoizoluese të lehta, për fino mermi.
- Mbushje dyshemesh.
Avantazhet
- Shpejtësi pune.
- Cilësi e lartë përzierjeje të rrjedhshme, falë trazimit dysh.
- Lehtësi manovrimi dhe pastrimi.
- Lidhje dhe nisje e menjëhershme e punës.
- Pastërti gjatë punëve të ndërtimit.
- Mbrojtje e materialit nga faktorët e jashtëm (kushtet e motit, vjedhjet etj.).
Mënyra e përdorimit
- Për instalimin dhe funksionimin e sistemit nevojitet një hapësirë e sigurt në terrenin e kantjerit, linjë trefazore korrenti dhe furnizim i mjaftueshëm me ujë, për funksionimin e trazuesit.
- Pas përfundimit të punimeve, veglat e mësipërme kthehen të pastra dhe në gjendje të mirë.
Standardet
- Rendimenti rreth 40 lt/minutë (deri në 100 lt/minutë me kazan për mbushje dyshemesh).
- Distanca maksimale e transportit 80 metra.
- Lartësia maksimale e transportit 30 metra. Sasia e tërhequr, distanca dhe lartësia varen nga rotorët dhe statorët dhe materiali.
- Motori i trazimit 4 kw, 380 V, 50 Hz, 260 rrotullime/min.
- Motori i pompës 5,5 kw, 380 V, 50 Hz, 180 rrotullime/min.
- Kompresori 0,9 kw, 250 lit/minutë, presioni maks. 4 bar.
- Pompa e ujit 0,3 kw, 40 lit/minutë, presioni maks. 8 bar.
- Lidhjet elektrike: 380 V, 50 Hz, siguresa 32 Α. Furnizimi 5 x 4,0 mm². Fisha e korrentit: 32 Α, 5 Ρ, 6 h.
- Lidhjet me ujin: Zorrë uji 3/4’’ me lidhje GEKA. Presioni minimal i ujit: 2,5 bar.
- Përmasat e silos: Baza: 2,5 x 2,5 m. Diametri: 2,5 m. Lartësia: 6,25 m (18 m³), 7,20 m (22 m³).
- Pesha me silo plot: Varet nga materiali i përdorur.
Tipet e rotorit të përdorura:
- Megastar Kodi: 545448 (përdorim për suva).
- I konfigurueshëm Kodi: 545248 (përdorim për suva).
- Jumbo Kodi: 545247 (përdorim për llaç).
Tipat e statorit të përdorura:
- Megastar Kodi: 545449 (përdorim për suva).
- I konfigurueshëm Kodi: 545129 (përdorim për suva).
- Jumbo Kodi: 545246 (përdorim për llaç).
Paketimi
Dorëzimi në terren përfshin:
- 1 palë rotor-stator.
- Tuba transporti materiali.
- Zorra ajrimi.
- Pistoletë spërkatëse.
- Kordonë elektrikë.
- Aksesorë pastrimi të makinerisë.
Magazinimi
- Në rast konsumimi apo humbjeje, klientit i ngarkohet kostoja përkatëse.
- Pjesët e tjera të konsumueshme të makinerisë, qoftë për shkak konsumi normal gjatë punës, qoftë për shkak keqpërdorimi, i faturohen klientit.
Konsumi
-