ASTARTE: NGJITËS PLLAKASH

  • KOLË VINILIKE, ELASTIKE, E PËRFORCUAR, PËR PLLAKA (C2TES1)
ASTARTE GIALLO
KOLË VINILIKE, ELASTIKE, E PËRFORCUAR, PËR PLLAKA (C2TES1)

Përshkrimi

Kolë e fuqishme elastike për pllaka, për zbatime të specifike, me bazë çimentoje të bardhë "Portland", të rezistencës së lartë (Ι-52,5), me inerte mermeri të bardhë Dionisi dhe aditivë të posaçëm vinilik që përmirësojnë ngjitjen e pllakave edhe në sipërfaqet më të vështira ku kërkohet ngjitje elastike dhe e fortë. Është veçanërisht rezistente ndaj ambientit me lagështi dhe i reziston ngricës edhe në temperatura të ndryshme. Karakterizohet nga EN 12004 si C2TES1.

Përdorimet

E përshtatshme për ngjitjen e pllakave të çdo lloji (GL dhe UGL) dhe madhësie, në dysheme ose mure, në hapësira të brendshme ose të jashtme. Këshillohet veçanërishtë për ngjitje të forta dhe elastike në nënshtresa, si p.sh. mozaikë, beton, beton të lehtë, veshje çimentoje, porobeton, shtresa të vjetra qeramike, ballkone, bodrume, veranda, kartonxhes (sipas udhëzimeve të prodhuesit të kartonxhesit), pishina, depozita, ngrohje të integruar në dysheme etj. Mund të përdoret dhe për ngjitjen e materialeve izoluese (DOW, bukëpeshk etj.) në mure, beton ose tulla.

Avantazhet

  • U reziston luhatjeve të temperaturës.
  • E përshtatshme për vendosjen e pllakave në nënshtresa jopërthithëse dhe në sipërfaqe me tkurrje-bymime të mëdha.
  • Ngjitje veçanërisht të forta me karakteristika elastike.
  • Nuk vërehet rrëshqitje e pllakës gjatë vendosjes.
  • Rezistencë e lartë ndaj luhatjeve të temperaturës (nxehtë-ftohtë) dhe ndaj lagështisë.
  • Kohë e gjatë vendosjeje pas hapjes.
  • Lehtësi në vendosje.
  • Nuk koklavitet.

Mënyra e përdorimit

  • Fillimisht bëhet kontrolli dhe parapërgatitja e sipërfaqes së vendosjes.
  • Trazohet me trapan elektrik në xhiro të ulëta, me sasinë e nevojshme të ujit, derisa të arrihet përzierje e njëtrajtshme pa kokla.
  • Lëreni përzierjen të qetësohet për pesë deri në dhjetë minuta dhe trazojeni sërish.
  • Kola “ASTARTE Giallo Special Vinylic” shtrohet me anë të një shpatulle të dhëmbëzuar, madhësinë e së cilës e zgjidhni sipas llojit të pllakës dhe të nënshtresës.
  • Pllakat duhet t'i vendosni brenda 20 minutave pas shtrimit të kolës dhe doemos përpara se të formohet kore në sipërfaqen e saj.
  • Kola është e punueshme për 3-4 orë, sipas stinës, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit. Kur kola fillon të forcohet, duhet ta ritrazoni pa shtuar ujë.
  • Vënia e fugave mund të bëhet pas 24 orëve për dyshemetë dhe 12 orëve për muret.

Standardet

Standardi Evropian EN 12004 (C2TES1)

  • Ngjyra: E bardhë
.
  • Rezistenca ndaj shqitjes (ΕΝ 1348): Në beton pas 28 ditësh: 1,50 Ν/mm² / pas ngrohjes në 70°C: 1,40 Ν/mm²  /
pas njomjes: 1,30 Ν/mm²  / pas 25 cikleve ngrirje-shkrirjeje: 1,20 Ν/mm².
  • Rrëshqitja (ΕΝ 1308): < 0,5 mm .
  • Deformimi tërthor (ΕΝ 12002): 4,0 mm (S1).
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 30 - 40 minuta
.
  • Koha e korrigjimeve të vogla: 10 minuta
.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C
.
  • Uji për përzierje: 7 lt / 25 kg pluhur


Paketimi

  • Në thasë letre 25 kg.
  • Në paleta 1350 kg, 54 thasë letre 25 kg.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Rreth 2,5–4,0 kg sipas madhësisë dhe llojit të pllakës.

Al flag