ASTARTE: NGJITËS PLLAKASH

  • KOLË E BARDHË, RRËSHINORE, E PËRFORCUAR, PËR PLLAKA (C2TE)
ASTARTE LILLA
KOLË E BARDHË, RRËSHINORE, E PËRFORCUAR, PËR PLLAKA (C2TE)

Përshkrimi

Kolë e cilësisë së lartë, rrëshinore, për pllaka, antingric, me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I-52,5), me inerte prej mermeri të bardhë Dionisi dhe aditivë të posaçëm për përmirësimin e ngjitjes së pllakave në sipërfaqe të vështira dhe jopërthithëse. Karakterizohet nga EN 12004 si C2TE.

Përdorimet

Kolë me bazë çimentoje, me një përbërës, e përshtatshme për vendosjen e pllakave të dyshemeve dhe të mureve (antingric GL dhe UGL) për vendosje mbi beton, suva, llaç çimentoje, tulla dhe materiale ndërtimore betoni të lehtë).

Përbërja e posaçme e “ASTARTE Lilla Acrylic” siguron ngjitje të shkëlqyer në vendosjet e ngrohjes së integruar të dyshemeve, ballkoneve, tarracave, bodrumeve etj. Vendosja e saj mbi sipërfaqe jopërthithëse, si p.sh. pllaka të vjetra, mermerë e mozaikë bëhet vetëm pasi këto të lyhen me astar zhavorri për ngjitje ASTARTE PRO CONTACT.

Avantazhet

  • Forcë e lartë ngjitëse.
  • Jorrëshqitëse në raste vendosjeje vertikale.
  • E përshtatshme për vendosjen e pllakave në nënshtresa jopërthithëse (nëse kryhet më parë për shtrim të sipërfaqes lyerje me astar zhavorri për ngjitje ASTARTE PRO CONTACT).
  • Rezistencë ndaj luhatjeve të temperaturës dhe të lagështisë.
  • Punueshmëri shumë e mirë.
  • Lehtësi vendosjeje.

Mënyra e përdorimit

  • Fillimisht bëhet kontrolli dhe parapërgatitja e sipërfaqes së vendosjes.
  • Trazohet me trapan elektrik në xhiro të ulëta, me sasinë e nevojshme të ujit, derisa të arrihet përzierje e njëtrajtshme pa toptha.
  • Lëreni përzierjen të qetësohet për 5-10 minuta dhe trazojeni sërish.
  • Shtrohet me anë të një shpatulle të dhëmbëzuar, madhësinë e së cilës e zgjidhni sipas llojit të pllakës dhe nënshtresës.
  • Pllakat duhet të vendosen brenda 20 minutave pas shtrimit të kolës dhe doemos përpara se të formohet kore në sipërfaqen e saj.
  • Kola është e punueshme për 3 deri në 4 orë, sipas stinës, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit.
  • Kur kola fillon të forcohet, duhet ta ritrazoni pa shtuar ujë.
  • Vënia e fugave mund të bëhet pas 24 orëve për dyshemetë dhe 12 orëve  për muret.

Standardet

Standardi Evropian EN 12004 (C2TE)

  • Ngjyra: E bardhë
.
  • Rezistenca ndaj shqitjes (EN 1348):  Në beton pas 28 ditësh:  1,50Ν/mm²  /
pas ngrohjes në 70°C:  1,40 Ν/mm²  /
pas njomjes:  1,20 Ν/mm²  /
pas 25 cikleve ngrirje-shkrirjeje:  1,00 Ν/mm².
  • Rrëshqitja (ΕΝ 1308): < 0,5 mm.
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 30-40 minuta
.
  • Koha e korrigjimeve të vogla: 10 minuta
.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.
  • Uji për përzierje: 7 lt / 25 kg pluhur.

Paketimi

  • Në thasë letre 25 kg.
  • Në paleta 1350 kg, 54 thasë letre 25 kg.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Rreth 2,5–4 kg sipas madhësisë dhe llojit të pllakës.
 
 
Al flag