NGJITËS PLLAKASH - MERMERËSH, STUKO

  • NGJITËS I BARDHË, I PËRFORCUAR, RRËSHINORE PËR PLLAKA (C2TE)
SUPER 100
NGJITËS I BARDHË, I PËRFORCUAR, RRËSHINORE PËR PLLAKA (C2TE)

Ngjitës i përforcuar për nënshtresa të vështira.

Përshkrimi

Ngjitës i bardhë me bazë çimentoje të bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I-52,5), e përforcuar me rrëshira me polimere, inerte mermeri të bardhë Dionisi dhe aditivë të posaçëm për përmirësimin e ngjitjes së pllakave në sipërfaqe të vështira me përthithje të ulët. E përshtatshme për raste kur kërkohet ngjitje e fortë me zero rrëshqitje të pllakave në mur dhe kohë e zgjatur qëndrimi hapur për vendosje. Karakterizohet nga EN 12004 si C2TE.

Përdorimet

Përgjigjja e sigurt ndaj rasteve tepër kërkuese. Realizon vendosje të fortë të pllakave të çdo lloji, si p.sh. pllaka me përthithje të ulët, pllaka tipi "clinker", granite artificiale, gurë dekorues, pllaka Karisti etj. Ideale për nënshtresat e zakonshme të dyshemeve ose të mureve, të hapësirave të brendshme ose të jashtme, si p.sh. beton, porobeton, çimento, suva etj. I përshtatshëm dhe për shtresa pllakash të vjetra mermeri dhe mozaikësh, pas lyerjes paraprake të sipërfaqes me astar kuartzi për ngjitje MARMOLINE PRO CONTACT.

Avantazhet

  • Rezistencë e lartë.
  • Forcë e lartë ngjitëse, thuajse në çdo sipërfaqe.
  • Elasticitet i lartë dhe rezistencë ndaj goditjeve.
  • Nuk vërehet rrëshqitje e pllakave gjatë vendosjes së tyre.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Cilësi e pakrahasueshme e lëndëve të para.
  • Lehtësi vendosjeje.
  • Punueshmëri e shkëlqyer.
  • Përdorim i brendshëm dhe i jashtëm.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqet të jenë të thata dhe pa pluhura, vajra dhe materiale të kalbura.
  • Nëse nënshtresa është e kalbur apo fërkohet, sugjerohet që sipërfaqja të lyhet me astar akrilik uji MARMOLINE MST 11.
  • Trazoni mirë, me trapan elektrik me xhiro të ulëta, një thes 25 kg me rreth 7 litra ujë të pastër.
  • Lëreni përzierjen të zërë për 5-10 minuta dhe më pas trazojeni sërish.
  • Përhapeni ngjitësin me ndihmën e një shpatulle të përshtatshme të dhëmbëzuar (madhësinë e së cilës duhet ta zgjidhni sipas nënshtresës dhe llojit të pllakës) njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e nënshtresës.
  • Përzierja e shtruar duhet të mbulohet me pllaka brenda 30 minutave pas shtrimit të ngjitësit dhe sidomos përpara se të formohet kore (membranë) në sipërfaqen e saj.
  • Vendosini pllakat duke iu ushtruar trysni.
  • Ngjitësi mbetet i punueshëm në enë për 3-4 orë, sipas stinës, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit. Kur kola fillon të mpikset, duhet ta ripërzieni pa shtuar ujë.
  • Vendosja e pllakave mund të bëhet për 24 orë (për dysheme) dhe 12 orë (për mure).
  • 7,0 lt ujë për një thes 25 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 12004 (C2TΕ)

  • Ngjyra: E bardhë.
  • Rezistenca ndaj shqitjes (EN 1348) - Vlerat mesatare të kontrollit të kualitetit të prodhimit:  Në beton pas 28 ditësh: 1,6 Ν/mm².  / Pas ngrohjes në 70°C: 1,5 Ν/mm². / Pas njomjes: 1,5 Ν/mm².  / Pas 25 cikleve ngrirje-shkrirjeje: 1,3 Ν/mm². 
  • Rrëshqitja (EN 1308) < 0,5 mm.
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 30 - 40 minuta.
  • Koha e korrigjimeve të vogla: 10 minuta.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

Paketimi

  • Në thasë 25 kg.
  • Në paleta 1500 kg (60 thasë letre).
  • Në qese 5 kg, kuti kartoni 20 kg (4 qese).
  • Në paleta 960 kg (48 kuti kartoni 20 kg).

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

2,5 - 4 kg/m², sipas njëtrajtësisë së sipërfaqes, madhësisë dhe lloji të pllakës.
Al flag