NGJITËS PLLAKASH - MERMERËSH, STUKO

  • NGJITËA I BARDHË, RRËSHINOR, ELASTIK, PËR PLLAKA TË ÇDO LLOJI (C2TES1)
FLEX 2600
NGJITËA I BARDHË, RRËSHINOR, ELASTIK, PËR PLLAKA TË ÇDO LLOJI (C2TES1)

Elastike, rezistente, mbrojtëse.

Përshkrimi

Ngjitës cilësie së lartë, bazë çimentoje, i bardhë, me bazë çimentoje të bardhë "Portland" (I - 52,5), e përforcuar me rrëshira polimerike dhe inerte të përzgjedhura. Karakterizohet nga EN 12004 si C2TES1.

Përdorimet

Për vendosjen e çdo lloji dhe madhësie pllakash, pllakash mermeri apo graniti, si dhe gurësh dekorativë, pllakash qeramike etj. në dysheme apo mure, në mjedise të brendshme apo të jashtme. Këshillohet sidomos për mermerë të bardhë apo me ngjyrë të çelët, delikate ndaj njollave. Për vendosjen e mermerëve të bardhë, këshillohet përdorimi i produktit MARMOLINE POWER 2 SLAB në sipërfaqen e pasme të tyre, përpara se t'i ngjisni me kolën FLEX 2600.

Avantazhet

  • Ngjitje dhe elasticitet i shkëlqyer.
  • Mbron mermerët e bardhë dhe me ngjyrë të çelët nga njollat që shkaktohen nga përthithja e lagështisë nga nënshtresa.
  • Rezistencë e lartë ndaj luhatjeve të temperaturës (acar-valë të nxehti) dhe lagështisë.
  • Zero rrëshqitje e pllakave.
  • Përdorim i lehtë me shtim vetëm të ujit.

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni që sipërfaqet të jenë të thata dhe pa pluhura, vajra dhe materiale të kalbura.
  • Nëse nënshtresa është e kalbur apo fërkohet, sugjerohet që sipërfaqja të lyhet me astar akrilik uji MARMOLINE MST 11.
  • Trazojeni me trapan elektrik me xhiro të ulëta me sasinë e nevojshme të ujit, në përpjesëtim 3,5:1 derisa të arrihet përzierje e njëtrajtshme pa toptha.
  • Lëreni përzierjen të zërë për 5-10 minuta dhe trazojeni sërish.
  • Përhapeni ngjitësin me ndihmën e një shpatulle të përshtatshme të dhëmbëzuar (madhësinë e së cilës duhet ta zgjidhni sipas nënshtresës dhe llojit të pllakës), njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e nënshtresës.
  • Duhet t'i vendosni pllakat brenda 20-30 minutave pas shtrimit të ngjitësit dhe sidomos përpara se të formohet kore në sipërfaqen e saj.
  • Ngjitësi mbetet i punueshëm në enë për rreth 2 orë, në varësi të stinës, temperaturës dhe lagështisë së mjedisit. Kur kola fillon të mpikset, duhet ta ripërzieni pa shtuar ujë.
  • Vendosja e pllakave mund të bëhet për 24 orë (për dysheme) dhe 12 orë (për mure).
  • 7,0 lt ujë për një thes 25 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 12004 (C2TES1)

  • Ngjyra: E bardhë.
  • Rezistenca ndaj shqitjes (ΕΝ 1348) -Vlerat mesatare të kontrollit të kualitetit të prodhimit:  Në beton pas 28 ditësh: 2,2 Ν/mm²  / Pas ngrohjes në 70°C: 2,0 Ν/mm².  / Pas njomjes: 1,6 Ν/mm². / Pas 25 cikleve ngrirje-shkrirjeje: 1,4 Ν/mm².
  • Rrëshqitja (ΕΝ 1308): < 0,5 mm. 
  • Deformimi tërthor (ΕΝ 12002):  2,5 - 3,0  mm (S1) 
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 30 minuta.
  • Koha e korrigjimeve të vogla: 10 minuta.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

Paketimi

  • Në thasë 25 kg.
  • Në paleta 1500 kg, 60 thasë letre 25 kg.

Magazinimi

Në paketim të pahapur, në mjedis të thatë, për 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

2,5 - 4 kg/m², sipas njëtrajtësisë së sipërfaqes, madhësisë dhe lloji të pllakës.
Al flag