TERMOIZOLUES, UJËLARGUES, HIDROIZOLUES

  • VESHJE E BARDHË, E PËRFORCUAR ME FIBËR,  PËR TERMOIZOLIM TË JASHTËM  – MARMOLINE MONOSIS
FK 202
VESHJE E BARDHË, E PËRFORCUAR ME FIBËR, PËR TERMOIZOLIM TË JASHTËM – MARMOLINE MONOSIS

Ngjitje e fuqishme, elasticitet, rezistencë e lartë.

Përshkrimi

Pluhur çimentor i posaçëm, i gatshëm industrial, i përforcuar me fibra, , me bazë çimenton e bardhë "Portland" të rezistencës së lartë (I - 52,5), i përforcuar me përbërës polimerikë, inerte me madhësi të përzgjedhur kokrrize, fibra dhe aditivë të posaçëm për ngjitje me sipërfaqe të pllakave termoizoluese.

Përdorimet

Përdoret për veshjen e pllakave termoizoluese me polistiren EPS dhe XPS, leshi guri, për pajisjen e këtyre sipërfaqeve, me rrjetën e duhur të xhamit, në sipërfaqet e jashtme dhe të brendshme të ndërtesave. Përdoret gjithashtu si kolë ngjitëse për pllakat termoizoluese në sipërfaqe si beton, tulla, suva, gurë çimentoje, porobeton, gur etj, në fasadat e jashtme dhe të brendshme të ndërtesave. Përbën pjesë të sistemit të certifikuar të termoizolimit të jashtëm (ETICS) MARMOLINE MONOSIS.

Avantazhet

  • Ngjitje e shkëlqyer në sipërfaqet e pllakave termoizoluese.
  • Rezistencë e lartë mekanike.
  • Elasticitet.
  • Rezistencë e lartë ndaj kohës.
  • Rezistencë e lartë ndaj ndryshimeve të temperaturës, nga e nxehtë në të ftohtë.
  • Lehtësi vendosjeje (vetëm shtohet ujë).

Mënyra e përdorimit

  • Kontrolloni nënshtresën që të jetë pa materiale të kalbura, pluhura etj.
  • Trazoni mirë, me trapan elektrik me xhiro të ulëta, një thes 25 kg me rreth 6 litra ujë të pastër, derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme ngjitëse pa toptha. Lëreni përzierjen të zërë për 5-10 minuta dhe trazojeni sërish për pak.
  • Si kolë, vendosni FK 202 në të gjithë sipërfaqen e pllakës izoluese në trashësi 2-3 mm, me shpatull të dhëmbëzuar ose me ndihmën e një prese automatike, ose në perimetrin e pllakës dhe në vijim në pika të caktuara në qendër të saj, mjafton që përzierja ngjitëse të mbulojë së paku 40% të sipërfaqes së izoluesit.
  • Vendosja e pllakave termoizoluese duhet të bëhet duke filluar nga pjesa e poshtme e murit, për lart, në formë kryq, pa boshllëqe.
  • Si llaç të pajisur, vendoseni materialin me shpatull të dhëmbëzuar në trashësi shtrese 2-3 mm. Në këtë shtresë vendosni rrjetën e përshtatshme të xhamit dhe kalojeni me ndihmën e një shpatulle të lëmuar. Vjaskat e rrjetës duhet të mbulojnë njëra-tjetrën në rreth 10 cm. Në fund bëhet lëmimi i sipërfaqes me njëherësh largimin e llaçit të tepërt.
  • Koha e përdorimit të përzierjes së gatshme është 2-4 orë, sipas temperaturës së mjedisit dhe stinës.

Standardet

- Direktiva evropiane ETAG 004 (si pjesë e sistemit të certifikuar të termoizolimit të jashtëm MARMOLINE MONOSIS)

- Standardet Evropiane EN 12004 (C1TE),   EN 998-1 (GP/CSIV/W2)

  • Madhësia e kokrrizës: 0 - 0,1 mm.
  • Ngjyra: Pluhur i bardhë.
  • Pesha e posaçme e llaçit të njomë: 1600 kg/m³.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh:  22,0 MPa (Vlerat mesatare të kontrollit të kualitetit të prodhimit)  ΕΝ 1015 – 11
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: 6,0 MPa (Vlerat mesatare të kontrollit të kualitetit të prodhimit)  ΕΝ 1015 – 11
  • Forca e ngjitjes me EPS - XPS: >0,08 MPa  (ETAG 004).
  • Forca e ngjitjes me MW: >0,01 MPa  (Shkëputje në pllakën izoluese - nuk arrin të ngjitet) 
  • Temperatura e vendosjes: 5°C deri në 35°C.

Paketimi

  • Në thasët 25 kg.
  • Në paletë 1500 kg (60 thasë 25 kg).

Magazinimi

Jetëgjatësia maksimale e ruajtjes në paketim të pahapur dhe mjedis të thatë: 12 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

  • 4 – 4,5 kg llaç i thatë për m², kur përdoret i pajisur me rrjetë suvaje në polistiren ose lesh mineral.
  • 4 – 7 kg llaç i thatë për m², sipas llojit të nënshtresës, kur përdoret si kolë për pllaka termoizoluese.
Al flag