NGJITËS PLLAKASH - MERMERËSH, STUKO

  • STUKO E BARDHË FUGASH PËR MERMERË (CG2WA)
ARMOS 0-2MM
STUKO E BARDHË FUGASH PËR MERMERË (CG2WA)

Stukoja e vrimave që dallon dhe respekton mermerin.

Përshkrimi

Pluhur i bardhë me kokrriza super të imëta, i gatshëm, i bardhë, industrial për mbushje fugash (stukimi) mermerësh, i rezistencës së lartë (I- 52,5), me inerte të zgjedhura kuartzi dhe aditivë për përmirësim të ngjitjes në fuga shumë të vogla, në pllaka dhe në mermerë delikatë. Ky pluhur nuk fërkohet dhe nuk shqitet nga buzët e pllakave dhe të mermerëve.

Përdorimet

Përdoret për mbushje fugash për pllaka qeramike dhe mermerësh në mjedise të brendshme dhe të jashtme, në dysheme dhe në mure. Me shtimin e rrëshirës MP 20 përmirësohen edhe më tej, ngjitja, elasticiteti dhe thatësia në hapësira që preken herë pas here nga lagështia dhe paraqesin tkurrje (ngrohje nën dysheme dhe dysheme në mjedise të jashtme).

Avantazhet

  • Rezistenca të larta.
  • Ngjitje të shkëlqyera.
  • Rezistencë ndaj lagështisë dhe ngricës.
  • Cilësi e pakrahasueshme e lëndëve të para.
  • Lehtësi vendosjeje duke shtuar vetëm ujë.
  • Shpejtësi dhe pastërti.
  • Përdorim në mjedise të brendshme dhe të jashtme.
  • Rezistencë ndaj punimit me makineri (në lidhje me montimin e mermerëve).

Mënyra e përdorimit

  • Pastroni sipërfaqen e mermerëve dhe të fugave nga materialet e huaja.
  • Në sipërfaqe të thata rekomandohet lagia e fugave përpara vendosjes.
  • Trazoni me trapan xhirosh të ulëta 1 qese 5 kg me 1-1,3 kg ujë të pastër, deri sa të krijohet një përzierje e njëtrajtshme.
  • Lëreni përzierjen të qetësohet për 5-10 minuta dhe trazojeni sërish.
  • Montimi i fugave të mermerëve kryhet me anë shpatulle gome duke e shtyrë materialin me lëvizje diagonale, derisa fuga të mbushet mirë. Kur fuga të ketë nisur të thahet (zbardhet) në sipërfaqe, duhet kryer spastrimi i tepricës së mbetur me anë të një sfungjeri të njomur.
  • Në fund pastrojeni me leckë të thatë.
  • 1-1,3 lt ujë për një qese 5 kg.

Standardet

Standardi Evropian ΕΝ 13888 (CG2WA)

  • Ngjyra: E bardhë.
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 28 ditësh: > 30,0 MPa (EN 12808-3).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 28 ditësh: > 5,0 MPa (EN 12808-3).
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes pas 25 ciklesh ngrirjeje-shkrirjeje: > 30,0 MPa (EN 12808-3).
  • Rezistenca ndaj epjes pas 25 ciklesh ngrirjeje-shkrirjeje: > 5 MPa (EN 12808-3).
  • Tkurrja: ≤ 3 mm/m (EN 12808-4).
  • Përthithja e ujit pas 30 min: ≤ 2 g (EN 12808-5).
  • Përthithja e ujit pas 240 min: ≤ 5 g (EN 12808-5).
  • Gërryerja: ≤ 1000 mm³ (EN 12808-2).
  • Koha e vendosjes pas hapjes: 60 minuta në 20°C.
  • Koha për korrigjime të vogla: 5-10 minuta.
  • Temperatura e vendosjes: +5°C deri në +35°C.

 

Paketimi

  • Në qese plastike 5 kg.
  • Në kuti kartoni 20 kg.
  • Në paleta 960 kg.

Magazinimi

Jetëgjatësia maksimale e ruajtjes në paketim të pahapur dhe mjedis të thatë: 18 muaj nga data e prodhimit.

Konsumi

Nevojiten afërsisht 250–500 gr/m² sipas fugës dhe madhësisë (përmasave) të pllakës.

Al flag