TERMOIZOLUES, UJËLARGUES, HIDROIZOLUES

  • Sistem termoizolimi të jashtëm të ndërtesave (ETICS)
MARMOLINE MONOSIS
Sistem termoizolimi të jashtëm të ndërtesave (ETICS)

Termoizolim, hidroizolim, izolim akustik

Përshkrimi

MARMOLINE MONOSIS është një sistem tërësisht i certifikuar termoizolimi të jashtëm ndërtesash (të vjetra dhe të reja), i përshtatur ndaj kushteve të veçanta klimatike Medhetare, për shkak të të cilave shumë zona të Mesdheut kanë të ftohtë intensiv gjatë dimrit dhe shumë nxehtësi gjatë verës. Në shumë vende në Mesdheut, luhatja ditore e temperaturës (min - maks.) në sipërfaqen e jashtme të murit mund të tejkalojë dhe 60°C, duke bërë që të nevojiten materiale të veçanta ndërtimore që i rezistojnë dhe janë efikase brenda kësaj luhatjeje të temperaturave.

Përdorimet

  • Ndërtesa të vjetra:  Ndërtesa që nuk kanë termoizolim, duke sjellë kështu kosto të lartë ngrohjeje dhe ftohjeje.
  • Ndërtesa të reja:  Ndërtesa në të cilat, ndonëse është parashikuar njëfarë izolimi i skeletit dhe i mureve, ky izolim nuk funksionon me sukses, duke sjellë kështu humbje të konsiderueshme dhe kondensim të avujve të ujit në sipërfaqen e brendshme të mureve.

Avantazhet

  • Ofron komoditet të shkëlqyer termik në brendësi të ndërtesës.
  • Nuk krijohen urat e zakonshme termike në tra, në kolona, në hallkat horizontale të çimentos dhe në dysheme, në pikat ku muret takohen me këto elemente, qoftë edhe sikur të jenë të termoizoluara, duke eliminuar kështu mundësinë e krijimit të avujve të ujit dhe të mykut.
  • Mbron sipërfaqet e mureve nga lagështia, duke qenë se përdoren veshje të thata. Kështu ofron mbrojtje mirëmbajtëse për ndërtesën dhe njëherësh ul nevojat e ngrohjes dhe të ftohjes.
  • Kontribuon në kursimin e energjisë, pasi nuk krijohen sipërfaqe me volum termik në anën e brendshme të mureve, duke bërë kështu që volumi termik i mureve të përdoret vetëm për ngrohjen e brendësisë së ndërtesës.
  • Në një banesë të re, rrit sipërfaqen e hapësirave funksionale me rreth 6 metra katrorë për çdo 100 metra katrorë të sipërfaqes së banesës.
  • Rrit konsiderueshëm jetëgjatësinë e ndërtesës, si dhe e mbron nga gërryerje dhe dëmtimet që shkaktohen nga ngrica.
  • Sistemi MARMOLINE MONOSIS nuk paraqet plasaritje.
  • Zbatimi i sistemit krijon shqetësime më të vogla në lidhje me zbatimin e veshjeve të zakonshme, duke qenë se veshjet që përdor vendosen me shpatulla, pasi kanë tiksotropicitet të lartë. Si rezultat i kësaj, punimet nuk lënë inerte, përtej mbetjeve të materialit termoizolues që përdoret.
  • Cilësia e punimit të sistemit karakterizohet si tepër e lartë, duke qenë se përdoren pjesë aditive të provuara posaçërisht për mbrojtjen e këndeve, ujëkullues dhe rrjetë e certifikuar xhami për përforcimin e veshjes në të gjithë sipërfaqen e vendosjes.
  • Ndërtesa vlerësohet me notë të lartë për sa i përket efikasitetit energjetik.
  • Një sistem i tillë ka kohë mesatare shlyerjeje investimi nga 4 në 6 vite, vetëm nga kursimi i energjisë.
  • Kursimi i energjisë (nga 35% deri në 65% në lidhje me përdorimin e vajgurit).
  • Mjedis i shkëlqyer, i shëndetshëm, cilësor termik në brendësi të ndërtesave.
  • Përdorim i lehtë si në ndërtesa të reja ashtu edhe në të vjetra.
  • Zgjidhje ideale për restaurimin e ndërtesave të vjetra.
  • Cilësi e lartë rezultati në ndërtesa të çdo lloji (vila - pallate - komplekse industriale).
  • Përmirëson izolimin akustik të ndërtesave
  • Kursim falë uljes së kostos ndërtimore.
  • Qëndrueshmëri më e mirë e mureve të brendshme (mure njëshe me tullë të gjerë ose tulla të vogla).
  • Ulje e ngarkesës së ndërtimit.
  • Shpejtësi e lartë ndërtimi.
  • Vendosje e thjeshtuar.
  • Pastërti gjatë ndërtimit.

Mënyra e përdorimit

  • Përgatiteni dhe kontrolloni murin dhe betonin. Vendosni këndin fillestar mbështetës të pllakave izoluese.
  • Vendosni kolën MARMOLINE FK 201 me ndihmën e presës automatike që disponon MARMOLINE, ose me dorë, përgjatë perimetrit në sipërfaqen e pllakës izoluese, në brez gjerësie rreth 5 cm. Vendosni së paku 3 stampa në brendësi. Me këtë mënyrë rregullohen parregullsitë e nënshtresës dhe sigurohet rrafshimi i tyre me kontakt prej së paku 40% të sipërfaqes së pllakës me nënshtresën.
  • Vendosja, horizontal dhe vertikal, i peshave nga mjeshtri, lehtëson vijimin e shtruar dhe të shpejtë të punimeve.
  • Vendosni pllakat izoluese duke i shtypur nga baza drejt majës dhe duke i shtypur me njëra-tjetrën. Është e rëndësishme që pllakat të kryqëzohen me njëra tjetrën me 40-50%. Nëse ka boshllëqe të mjaftueshme midis pllakave, duhet të mbushen me shkumë të veçantë poliuretani. Duhen krijuar mbështetëse të mëtejshme me anë të pykave të posaçme plastike që disponon MARMOLINE, pas ngurtësimit të kolës (6 copë/m²).
  • Vendosni rrjetë të përshtatshme xhami me peshë 160 gr/m². Vendosja bëhet pas vendosjes së shtresës së parë të kolës-veshje MARMOLINE FK 202 në të gjithë sipërfaqen e pllakës. Në vijim shtypeni rrjetën fletë-fletë mbi kolën e njomë duke bërë kujdes që njëra të mbulojë tjetrën me 10 cm pa krijuar rrudha. Në vijim vendosni dhe dorë të dytë FK 202 që të bëhet mbulim i plotë i rrjetës së xhamit.
  • Këndet e pjesëve të hapura (dyer - dritare) duhet të përforcohen me profilet e posaçme këndore me rrjetë plastike që disponon MARMOLINE, njëherësh me vendosjen e rrjetës së xhamit në pllaka. Në këndet e dritareve dhe në dyer duhet të vendoset rrjetë diagonale për përforcim të mëtejshëm. Aty ku ka nevojë, duhen vendosur dhe elemente të posaçme ujëkulluese në skajet horizontale.
  • Vendosni astar akrilik preparati MST 11.
  • Vendosni suva të rrjedhshme, akrilike, rrëshinore, me ngjyrë MARMOLINE SVR, pasi të kenë kaluar së paku 15 ditë nga vendosja e sistemit kolë-rrjetë xhami-kolë. Vendoseni suvanë njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen me shpatull të rrafshët. Formoni sipërfaqen përfundimtare me fërkimin e duhur me përdaf të posaçëm ose shpatull, sipas rezultatit të dëshiruar. Sipërfaqet duhet të përfundohen në mënyrë të tillë që të shmangen pavijueshmëritë.

          Ose në vend të pluhurit çimentor, koll-mantel mund të përdoret kolla në formë paste FK 2002 ORGANIC.

          Gjithashtu në vend të mantelit rrëshinor akrilik SVR, mund të përdoret manteli silikonik SVR SILICONE.

Standardet

Sistemi MARMOLINE MONOSIS ENERGY SAVING SYSTEMS ETICS ka marrë vlerësime/miratime teknike (ΕΤΑ), nga instituti Çek TZUS (Technical and Test Institute for Construction - Prague   http://www.tzus.cz/en/ ), anëtar i EOTA (European Assosiation for Technical Assessment),   në përputhje me Direktivën evropiane ETAG 004 (Guideline for European technical approval of External Thermal Insulation Composite Systems with rendering):

ETA 17/0100, për sisteme me pllaka termoizoluese EPS, polistiren i përfryrë

ETA 14/0214, për sisteme me pllaka termoizoluese XPS, polistiren i ngjeshur

ETA 14/0213, për sisteme me pllaka termoizolueseMW, llesh guri

Gjithashtu, kompania kontrollohet në mënyrë periodike dhe sistematike nga instituti i deklaruar dhe i pavarur TUV HELLAS, i cili certifikon qëndrueshmërin e perfomancës së elementve të sistemit MARMOLINE MONOSIS (certifikimi përkatës nr. 0654-CPR-0133). 

MARMOLINE rekomandon vendosjen e sistemeve MARMOLINE ENERGY SAVING SYSTEMS ETICS vetëm me përbërësit përkatës (pllaka izoluese, rrjeta, gozhda), të cilët rekomandohen në deklaratën e performancës që përpilon për të gjitha këto sisteme. Përndryshe, kompania nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me probleme të mundshme performance më të ulët apo përputhjeje të materialeve.

Paketimi

Paraqitje e përmbledhur e përbërësve përkatës të sistemit:

Kolë për vendosjen e pllakave termoizoluese, MARMOLINE FK 201:

Konsumi: Për mbulim e 1 m² nevojiten rreth 4-7 kg llaç, sipas mënyrës së vendosjes dhe llojit të nënshtresës.

  • Ngjyra:  Gri
  • Forca e ngjitjes në beton: ≥ 0,25 MPa. 
  • Forca e ngjitjes në izolues: ≥0,08 ΜPa (për EPS, XPS) dhe <0,08 MPa (për MW )
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes: 20,0 MPa.
  • Rezistenca ndaj epjes: 5,0 MPa.

Për informacione të mëtejshme kaloni në faqen e produktit.

Pllakat termoizoluese:

  • Pllaka polistireni të fryrë (EPS) trashësie deri në 100 mm, të thjeshta dhe grafiti.
  • Pllaka polistireni të ngjeshur (XPS) trashësie 40-300 mm.
  • Pllaka leshi guri (MW) trashësie 50-200 mm.

Kompania MARMOLINE për vendosjen e sistemeve MΑRMOLINE MONOSIS ENERGY SAVING SYSTEMS ETICS disponon pllaka termoizoluese të specifikimeve të duhura.

Magazinimi: Në vend të thatë, pa lagështi dhe me mbrojtje nga dielli.

Spinota plastike për mbështetjen e pllakave termoizoluese:

Spinota plastike të specifikimeve të duhura sipas direktivës ETAG 014, që kanë certifikimet e nevojshme.  Spinotat mund të jenë tërësisht plastike ose me kokë plastike dhe me kunj metalik.

Konsumi: së paku 6-8 spinota/m².

Veshje me fibra MARMOLINE FK 202:

Konsumi: 4 – 4,5 kg llaç të thatë për m², përforcuar me rrjetë xhami, mbi polistiren ose lesh guri

  • Ngjyra: E bardhë 
  • Forca e ngjitjes në izolues: ≥0,08 ΜPa (për EPS, XPS),  <0,08 ΜPa (për MW)
  • Rezistenca ndaj ngjeshjes: 20,0 MPa.
  • Rezistenca ndaj epjes: 6,0 MPa.

Për informacione të mëtejshme kaloni në faqen e produktit.

Veshje me fibra MARMOLINE FK 202 ORGANIC në formë paste:

Konsumi: 4 – 4,5 kg llaç të thatë për m², përforcuar me rrjetë xhami, mbi polistiren ose lesh guri

  • Ngjyra: E bardhë 
  • Forca e ngjitjes në izolues: >0,08 ΜPa (për EPS, XPS),  dhe >0,014 ΜPa (për MW )
  • Fuqia e çngjitjes >1 MPa.
  • Dëndësia: 1650-1850 kg/ m³.

Për informacione të mëtejshme kaloni në faqen e produktit.

Rrjetë fibre xhami për materiale izoluese:

Rrjeta të posaçme xhami sipas kërkesave të direktivës ETAG 004, rezistente ndaj alkaleve, me peshë rreth 160 gr/m² dhe kornizë përmasash rreth 4×4 mm, për përdorim në kombinim me MARMOLINE FK 202 ose FK 202 Organic.

Të gjitha rrjetat e sugjeruara të xhamit kanë specifikimet e përshtatshme dhe janë nga kompani që disponojnë certifikimet e përshtatshme ndaj produkteve të tyre.

Astar MARMOLINE  MST 11:

Astar i posaçëm akrilik uji, me konsum prej rreth 1 kg për 10 m²

Për informacione të mëtejshme kaloni në faqen e produktit.

MARMOLINE SVR, veshje rrëshinore në formë paste:

  • Madhësia e kokrrizës: SVR 1 mm, SVR 1,5 mm, SVR 2 mm, SVR 3 mm.
  • Pesha e posaçme e llaçit të njomë: SVR 1 mm: 1700 - 2000 Kg/m³,  SVR 1.5 mm: 1850 - 2150 Kg/m³,  SVR 2 mm: 2100 - 2500 Kg/m³,  SVR 3 mm: 2300 - 2900 Kg/m³.
  • Konsumi: SVR 1 mm (1,8 - 2,0 kg/m²),    SVR 1,5 mm (2,0 - 2,3 kg/m²),   SVR 2 mm (2,5 - 3,0 kg/m²), SVR 3 mm (3,0 - 3,5 kg/m²)

Për informacione të mëtejshme kaloni në faqen e produktit.

MARMOLINE SVR SILICONE, veshje silikonike me ngjyrë në formë paste:

  • Madhësia e kokrrizës:  1.5 mm
  • Pesha specifike e llaçit të njomë: 1850 - 2150 kg/m³.
  • Konsumi: 2,0 - 2,3 kg/m²

Për informacione të mëtejshme kaloni në faqen e produktit.

Aksesorë të tjerë (profile këndore, suporte etj.)

Magazinimi

Për përbërësit përkatës, shikoni përmendjen e tyre në paragrafin e mëparshëm.

Konsumi

---

 

Vlerësimet/miratimet teknike (ΕΤΑ) dhe certifikimi nga TUV HELLAS paraqiten në seksionin "KOMPANIA / Certifikata" të faqes. "Deklarata e performancës" së sistemit MARMOLINE MONOSIS ofrohet nga departamenti tregtar i kompanisë.

Al flag